Monday, October 19, 2020

Çfarë mund të bëni pas pune?

Duhen lexuar

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...

Pse po e lini punen tuaj aktuale ? – Intervista 14

Kjo pyetje eshte pak “klishe”, por te jeni te sigurte qe do t’jua bejne gjate intervistes nese ju po e lini nje...

blog 3

15 ide se çfarë mund të bëni pas punës për të qenë më të lumtur.

Teknologjia,tashmë është pjesë e pandarë e jetës tonë, e cila përdoret jashtëzakonisht shumë e sidomos nga të rinjtë.

Në studimet e fundit ësht vënë re se:

  • Të rinjtë që kalonjnë më shumë kohë duke takuar miqtë e tyre, duke u ushtruar, duke luajtur sporte, duke marrë pjesë në shërbime fetare, apo duke lexuar janë më të lumtur.
  • Ndërsa të rinjtë që kalojnë më shumë kohë në internet, duke luajtur lojëra kompjuterike, në media sociale, duke shkruar tekste, duke përdorur video chat ose duke parë televizor, janë më pak të lumtur.

I njëjti vrojtim u realizua për të rinjtë që janë të punësuar dhe rezultoi se shmangia e ekraneve pas një dite pune i bën ato më të lumtur dhe madje ndiheshin më shumë energjik për të nesërmen.

Në vijim do t’ju japim 15 ide se çfarë mund të bëni pas një dite pune duke shmangur televizorin dhe teknologjinë:

  1. Lexoni

Lexoni librat tuaja të preferuar. Pasi është gjithnjë e rëndësishme të keni imagjinatë aktive dhe leximi i ndonjë libri interesant është rrugë e sigurt për të stimuluar imagjinatën tuaj.

  1. Dëgjoni një Podcast

Sigurisht, kërkon teknologji, por pasi të klikoni opsionin play gjithçka që duhet të bëni është të uleni, të mbyllni sytë dhe të dëgjoni. Duke klikuar linkun në vijim gjeni disa nga podcastet më interesante:

https://duapune.com/blog/podcast-per-punen-dhe-karrieren

  1. Telefononi një shok

Përpiquni të telefononi dikë me të cilin nuk keni biseduar për disa kohë. Biseda të tilla ju japin pozitivitet dhe frymëzim për të organizuar ditën ndryshe.

  1. Takoni dikë personalisht

Në vend që të shkoni në shtëpi menjëherë pas punës, takohuni me dikë për të pirë diçka . Vetëm sigurohuni që të mos përdorni telefonin tuaj dhe t’i kushtoni vëmendjen tuaj të plotë personit që do të takoni.

  1. Shkruani

Filloni një blog ose shkruani një artikull dhe postojeni në LinkedIn. Mos u shqetësoni për të kompozuar diçka mahnitëse .Thjesht shkruani mendimet tuaja .Do të ndiheni më mirë pas publikimit të shkrimeve tuaja.

  1. Gatuani

Gjeni një recetë të re dhe provojeni . Nëse e ndani gatimin tuaj në punë ju garantojmë që bashkëpunëtorët tuaj do t’ju duan më shumë.^-^

  1. Meditoni

Kjo nuk duhet të marrë gjithë kohën tuaj të lirë. Ju nevojiten vetëm 10-30 minuta kur të shkoni në shtëpi për të qetësuar mendjen dhe për të larguar energjitë negative.

  1. Pastroni shtëpinë tuaj

Përdorni kohën pas punës për të kryer punët tuaja të shtëpisë. Eshtë jo vetëm një mënyrë e shkëlqyer për të praktikuar meditimin, por gjithashtu do të keni kohë më shumë për t’u argëtuar gjatë fundjavave.

  1. Ushtrime fizike

Nuk jeni një person që zgjoheni herët në mëngjes?

Zëvendësoni televizorin me një video ushtrimesh ose yoga në internet. Do të ndjeheni shumë më mirë.

  1. Bëni shëtitje

Nëse stërvitja nuk ju pëlqen, atëherë bëni një ecje në park apo në një rrugë që ju preferoni. Pse jo, merrni me vete dhe një mik.

  1. Realizoni një Projekt Arti

Keni një libër për të ngjyrosur? Përdoreni. Dëshironi të mësoni si të pikturoni ? NUk është asnjëherë vonë për të provuar.

  1. Luani me kafshët tuaja

Jepini qenit ose maces tuaj dashuri .Me siguri ata do të dinë t’jua kthejnë dashurinë në mënyrën e tyre më të mirë.

  1. “Përkëdhelni” veten

Ju punoni shumë, kështu që pse të mos e trajtoni veten duke i kushtuar kohë? Lyeni thonjtë tuaj, beni maska për fytyrën, bëni një dush të gjatë dhe dëgjoni muzikën tuaj të preferuar.

  1. Zgjidhni një Puzzle ose zgjidhni problema

Sfidoni pak mendjen tuaj duke punuar me një puzzle ose duke zgjidhur problema matematike ose lojëra inteligjente. Nëse keni një shok dhome, luani një lojë tavoline.

  1. Bëni një listë

Lista mund të ketë të bëjë me çdo gjë. Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të motivuar veten dhe për të qenë aktiv. Mbase keni nevojë të bëni një listë ushqimore për këtë javë, apo një listë të aktiviteteve kulturore që do të ndiqni, ose dëshironi të përpiloni një listë të kompanive tuaja të preferuara për të punuar (disa prej tyre mund ti gjeni edhe këtu >>> duapune.com). Merrni kohë për t’i shkruar ato, pastaj përpiloni një plan veprimi apo zbatimi dhe do të shihni se pasditet tuaja do të kalojnë me më shumë motivim dhe entuzizëm.

 

“Miku juaj për punë dhe karrierë”duapune.com

- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...

Pse po e lini punen tuaj aktuale ? – Intervista 14

Kjo pyetje eshte pak “klishe”, por te jeni te sigurte qe do t’jua bejne gjate intervistes nese ju po e lini nje...

Grafiku i çuditshem i “rritjes” se pages minimale ne Shqiperi

Çështja e pagave është rikthyer si objekt diskutimi tashmë 7 muaj para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.  Qeveria ka në...