Sunday, October 17, 2021

Cili është roli i Psikologjisë së punës?

Duhen lexuar

Quiz

Pergjigja: Taksisti po ecen ne kembe!

10 kompanite qe po rekrutojne kete jave

Cilat jane 10 Kompanite e renditura ne krye te duapune.com per nga numri i vendeve te lira te punes qe ato ofrojne:

Humor

#eshtune #duapune #njoftim #funny #humor

10 Mënyra si ta bësh më të pëlqyeshëm vendin e punës

Puna dhe argëtimi nuk janë gjithmonë bashkë, por është shumë e rëndësishme që ata të jenë. Studimet kanë treguar se ekziston një...

i love my jobNga Marksi tek Frojdi e deri tek psikoanalistët e ditëve tona shtrohet pyetja se cfarë duhet të bëjë një njeri “normal”?

Një herë njëri nga këta u përgjigj: “Një njeri normal duhet të dashurojë atë që do dhe të punojë në atë punë që dashuron”.  Kjo përgjigje na shpjegon qartë se familja plotëson nevojat për dashuri dhe puna ka efektin me të fuqishëm se cdo faktor tjetër të jetës së njerëzve për të lidhur një person me realitetin. Puna e një personi luan një rol kritik në identitetin, në vetëvlerësimin dhe mirëqënien psikologjike. Puna përcjell vlera të brendëshme dhe këto vlera personi i gjen duke punuar. Edhe pse të gjithë ne, të dashur lexues na ka ndodhur që teksa jemi në marrëdhënie pune të ndjehemi nën presion, të përjetojmë stres, të ndjejmë dominancë dhe padyshim kjo  na shkakton krizë emocionale. Por në fund të fundit e dimë shumë mirë se  pa punë nuk mund të rrimë edhe pse puna ka shume probleme pasi kjo akoma më tepër do të na shkaktonte një vdekje sociale. Por ajo cfarë unë dua të shpreh ka të bëjë me ekzaminimin e ndjesisive e të qënurit mirë në punë  dhe të shpjegoj se si stresi në punë mundet të kërcenojë këtë mirëqënie.

Pasi një mjedis që nuk kërkon asgjë nga individi dhe nuk ofron asnjë sfidë atëherë ky mjedis nuk do stimulojë asnjë dëshirë për arritje tek ky individ. Në të kundërt një ambient i cili shtyn individin drejt sfidave të reja do të stimulojë atë dhe ka ndikim pozitiv në shëndetin e tij mendor. Prandaj të dashur miq  bëni punën që ju dashuroni, gjeni mjedisin që ju stimulon dhe këtu përfshij dhe ata që nuk kanë një punë pasi është mirë që dhe ju të gjeni veten tuaj në mënyrë që të mos ndiheni të kërcënuar në mirqënien tuaj emocionale.

Pra ky është roli i Psikologjisë së punës , tju ndihmojë ju të gjeni drejtimin tuaj dhe  të ndiheni të plotësuar në punë. Por sa të aftë jeni ju për te menaxhuar mirëqënien tuaj , për të gjetur punën që dashuroni dhe për të mbajtur fuqishëm të ardhmen tuaj mbi supe ??? Këto pyetje që shtrohen në mendjen e sejcilit për të gjetur zgjidhje dhe shumë të tjera ne do ti shtjellojmë në vazhdim.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Quiz

Pergjigja: Taksisti po ecen ne kembe!

10 kompanite qe po rekrutojne kete jave

Cilat jane 10 Kompanite e renditura ne krye te duapune.com per nga numri i vendeve te lira te punes qe ato ofrojne:

Humor

#eshtune #duapune #njoftim #funny #humor

10 Mënyra si ta bësh më të pëlqyeshëm vendin e punës

Puna dhe argëtimi nuk janë gjithmonë bashkë, por është shumë e rëndësishme që ata të jenë. Studimet kanë treguar se ekziston një...

A e dini se…

50% e kandidatëve thonë se nuk do të punonin për një kompani me reputacion të keq as kundrejt një page të lartë.