Thursday, October 22, 2020

CEO të suksesshëm… ja çfarë i bën ata të tillë…

Duhen lexuar

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

ceoE ndërsa zhvillohet debati nëse rrogat e larta të ekzekutivëve të kompanisë janë të justifikuara, më shumë studime po përpiqen të ekzaminojnë me saktësi faktorët që ndikojnë në performancën e kompanisë gjatë mandatit të një CEO-je.  Walter Frick, një editor senior i HBO-së, shkruan se fati në fakt luan një rol të madh, sipas kërkimeve të fundit shkencore. Një studim i Harvard Business School ka arritur në përfundimin se impakti i CEO-s në suksesin e kompanisë kap shifrat nga 2-22%, në varësi të industrisë. Ndërsa një tjetër studim nga A&M i Teksas-it, e pozicionon figurën e CEO-s me një shkallë ndikimi nga 4-5%.

“Nuk lipset nevoja e një studimi të kujdesshëm empirik për të arritur në përfundimin se arritjet e CEO-s nuk kanë për bazë vetëm aftësitë e tyre. Nëse kjo e fundit do të ishte e vërtetë, ‘kostumi’ i CEO-s nuk do të dominohej vetëm nga njerëzit me ngjyrë të bardhë,” shkruan Frick.

Meqë qenka kështu, nëse fati ndihmon një CEO të ketë sukses, atëherë cila është ajo gjë që e bën të pushohet nga puna? Një studim i vitit 2014 i Dirk Jenter nga Universiteti i Stanfordit dhe i Fadi Kanaan nga MIT zbuluan diçka tepër interesante: Pjesa dërrmuese e CEO-ve pushoheshin nga puna “si rezultat i faktorëve që ishin jashtë kontrollit të tyre”.

Sipas të dhënave, Jenter dhe Kanaan thanë se CEO-t kanë më shumë mundësi të pushohen nga posti ekzekutiv gjatë fazave të reçesionit të ekonomisë, më tepër se në periudhat kur industria operuese është në rritje. Dhe një detaj tjetër shumë i vlefshëm: Ka më pak shanse që CEO-t të pushohen nga puna si pasojë e një fati “të keq” si forcat ekonomike dhe më tepër shanse që të shpërblehen për shkak të fatit “të mirë”.

Si përfundim, Frick shkruan në HBR se CEO-t nuk kanë ndikim në performancën e një kompanie në atë nivel saç perceptohet nga audiencat. Iluzioni i kontrollit mbi kompanitë nga CEO-t është edhe ‘miku’ i tyre më i mirë, nga i cili ata “përfitojnë”.

“Është pak por e sigurtë, se mbi të gjitha CEO-t janë njerëz të talentuar, por kjo nuk është ajo që i ndan nga profesionistët e tjerë, aq mq pak që të jenë arsyeja sepse mund të jenë arsyeja që kompanitë dështojnë ose kanë sukses. Dhe as nuk është arsyeja që justifikon rrogën e tyre,” ka thënë Frick.”Thënë ndryshe, CEO-t kanë peshën e tyre, por është më e vogël se ajo që e mendojnë shumica e njerëzve.”

Business Magazine, Dhjetor 2016

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...