Thursday, October 22, 2020

Artisti i Uritur dhe Artisti i Arritur (Starving Artist and Thriving Artist)

Duhen lexuar

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

pexels photo 1053687 2“Rreziku më i madh për shumicën prej nesh nuk qëndron në përcaktimin e qëllimit tonë shumë lart duke rrezikuar të rrëzohemi, por në vendosjen e qëllimit tonë në nivele të ulëta dhe arritjen e vlerës sonë minimaliste”  –  Michelangelo Buonarotti

Kemi zgjedhur të ndajme me ju disa karakteristika të vrojtuara nga Jeff Goins për ndryshimin mes 2 kategorish artistësh: ata që nuk ia dalin kurrë të shijojnë frytet e punës së tyre; “të uritur”, siç zgjedh t’i quajë ai, dhe të atyre që lulëzojnë: “Thriving Artist” .

1- Artisti i uritur beson se duhet të lindësh artist. Artisti që lulëzon e di se ti shndërrohesh në një të tillë.

2- Artisti i uritur përpiqet të jetë gjatë gjithë kohës origjinal. Artisti që lulëzon di të marrë maksimumin nga figurat që kanë ndikuar tek ai.

3- Artisti i uritur beson se ai ka mjaftueshëm talent. Artisti që lulezon studion nën drejtimin e një mjeshtri.

4- Artisti i uritur gjithmonë punon vetëm. Artisti i suksesshëm bashkëpunon me të tjerët.

5- Artisti i uritur e përçmon nevojën për para. Artisti që lulezon  bën para sepse e kupton se me to mund të bëjë akoma edhe më shumë art.

Dhe sidomos ne në Shqiperinë tonë konfliktuale në shumë aspekte, dhe në botën e artistëve “të uritur” që karakterizohen nga një ego e dëmshme për suksesin kolektiv, duhet të nisim të praktikojmë sa më shumë shprehitë natyrale të bashkëpunimit dhe të ndarjes së ideve për një synim më të lartë.

Karriera nuk është kurrë e lehtë, dhe veçanërisht në arte, ka sfida shumë më të ndryshme se në çdo profil tjetër. Këshilla nga ekipi ynë?

Bashkëpunim, sipas sloganit tonë: “Nga më i miri, tek më i miri, nëpërmjet më të mirit”

DUAPUNE.COM – Miku juaj për punë dhe karrierë.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...