Friday, January 15, 2021

Arsyet se përse nuk po rriteni në detyrë

Duhen lexuar

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

“Po na iken truri”

Çfarë po ndodh?! Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk...

Diplomuar ne gjuhe te huaja? Ka pune per ju.

Çfarë mund të bësh me një diplomë gjuhe? Opsionet e karrierës. A keni një diplomë në gjuhë të huaj?...

Vende te lira pune sot

Nese nuk keni patur mundesine te njiheni me vendet e lira te punes te publikuara sot ne duapune.com, ju ndihmojme me kete...

images22A jeni afër një rritjeje në detyrë po akoma nuk e keni arritur? Kjo është një situatë e cila është mjaft e përhapur. Kur punon për një punë të caktuar në një periudhë kohe, ne presim të zhvillohemi por gjithsesi kjo nuk ndodh për shumë njerëz. Ka një sërë faktorësh që ndikojnë në këtë rast, disa prej tyre janë:

Ju nuk jeni profesionistë në punë

A jeni një person i cili qesh me zë të lartë? Nëse jeni duke pritur një rritje në detyrë, është e rëndësishme të keni kujdes me çdo aspekt të personalitetit tuaj dhe të silleni si person profesionist. Punëdhënësit duan t’i japin shansin për tu rritur në detyrë personave që punojnë shumë dhe që kanë një sjellje korrekte në punë.

Ju nuk keni aftësi për punën

Parvarësisht eksperiencave dhe performancës së mirë në punë, mjaft punonjës nuk promovohen për shkak të mungesës së aftësive për të performuar në punë. Nëse janë aftësi jo të mëdha si psh puna në grup dhe komunikimi ose aftësitë e nevojshme si software, është e rëndësishme që ju të bëni përpjekjen për të mësuar aftësitë dhe ta bëni veten tuaj një individ të rëndësishëm në punë.

Ju i shmangeni drejtimit të grupit

Kur vlerësohen kandidatët për rritje në detyrë, punëdhënësit kanë tendencën të zgjedhin ata që shfaqin aftësi të caktuara. Për shembull: ata që fshihen nga marrja e rolit kryesor në projekte dhe ata që kanë frikë të shfaqin opinionin e tyre në takime kanë më pak gjasa për tu rritur në detyrë, ndërsa punonjësit që marrin përgjegjësi dhe shfaqin aftësi lidershipi kanë më shumë mundësi për tu rritur në detyrë.

Ju kërkoni mbështetje të qëndrueshme nga të tjerët.

Gjëja e parë që vënë re punëdhënësit për punonjësit e tyre është niveli i tyre i besimit. Kjo është një nga metodat e matjes së nivelit të kandidatit për sigurinë në vendin e punës dhe sesi e mbajnë ata veten e tyre. Nëse jeni një individ që kërkoni nga të tjerët t’ju mbështesin mendimin dhe keni frikë për të marrë një mendim, punëdhënësi juaj nuk do t’ju ketë parasysh për një rritje në detyrë; gjithsesi nëse e shfaqni sigurinë në punë, sigurohuni të viheni re për entuziazëm dhe motivim.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

“Po na iken truri”

Çfarë po ndodh?! Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk...

Diplomuar ne gjuhe te huaja? Ka pune per ju.

Çfarë mund të bësh me një diplomë gjuhe? Opsionet e karrierës. A keni një diplomë në gjuhë të huaj?...

Vende te lira pune sot

Nese nuk keni patur mundesine te njiheni me vendet e lira te punes te publikuara sot ne duapune.com, ju ndihmojme me kete...

Pune ne Digital Marketing dhe aftesite e kerkuara

Content & Marketing Professionals Nese po kerkon te rritesh ne karriere ne sektorin e marketingut dhe sidomos marketingut digital,...