Saturday, October 24, 2020

Ambient negativ në punë? Zgjidhja.

Duhen lexuar

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

Problemet mes kolegëve në punë, në zyrë, mund të duken qesharake apo zbavitëse kur i përmendim me miqtë nëpër kafene dhe bëjmë thashetheme. Por, ato janë një problem më vete dhe na krijojnë stres kur na ndodhin personalisht. Ndaj duhet të dimë si mund të përballojmë një zyrë aspak funksionale për ne.

Shmangni debatet

Shikojeni zyrën tuaj me vëmëndje sikur të ishit duke parë një film serial. Fillimisht mos merrni pjesë në debate. Ajo që e bën një zyrë jo funksionale është marrja pjesë e njerëzve në biseda të kota që shpesh kalojnë në debate dhe krijojnë tension. Nëse ju qëndronit disi të veçuar do të ishte më mirë për ju.

Ruani kontrollin

Një mënyrë për të qenë sa më produktivë është të shmangni bisedat e zjarrta. Kjo ju lejon ju të kontrolloni  njerëzit të cilët përpiqen t’ju kontrollojnë juve. Ambientet e punës mund të kenë njerëz me ego të theksuar, të cilët kënaqen duke krijuar situata të sikletshme dhe “luftë”.  Në këtë rast zgjidhja do të ishte ta linit këtë lojë dhe të humbisnit qëllimisht,  lërini këta njerëz me ego të theksuar të mendojnë se kanë fituar.

Përqendrohuni

Nëse përqendroheni në performancën e punës tuaj ndërkohë që të tjerët janë duke u marrë me aktivitete më pak produktive, do të keni mundësi të avanconi në punën tuaj.  Veproni ashtu siç një profesionist duhet të sillet.  Edhe nëse mënyra juaj e të punuarit nuk pëlqehet nga shefi juaj, mund të ndodhi që nëse ju i qendroni besnikë mënyrës tuaj tregoni qendrueshmëri dhe rrisni respektin ndaj jush.

Izolohuni

Nëse gjendeni në një situatë ku ju duhet të izoloheni nga negativiteti që ju rrethon apo edhe thjesht muhabetet e kota, atëhere bëjeni, vini kufjet dhe shikoni punën tuaj. Në këtë mënyrë do të shmangni bisedat e tipit “kam filluar një dietë dëshiron ta dëgjosh si është?” apo “sa e lumtur jam që kjo sallata ka pak kalori” dhe të tjera si këto.

Krijoni aleatë

Gjeni një ose dy persona me të cilët mund të bashkëpunoni ose të krijoni një lloj marrdhënieje miqësore ku të qeshni për steriotipet e të tjerëve. Vendosni ju se sa doni t’i avanconi marrdhëniet me këtë grup thjesht për të patur ndihmë në situata të vështira apo edhe për thashetheme. Por bëni kujdes, ju nuk duhet që të identifikoheni brenda në kompani si pjesë e një grupi.

Kujdes familjaritetin mes kolegëve

Studioni por mos vëzhgoni sjelljet jo produktive të kolegëve.  Familjariteti mes kolegëve mund të ketë avantazhet e veta, por mund të rrisë edhe konkurencën midis jush. Kështu që kini kujdes se si e manipuloni një terren të tillë.

Largohuni

Në fund, nëse situata dhe ambienti i zyrës për ju është mbytës dhe po ndikon negativisht në shëndetin dhe jetën tuaj, më e mira që mund të bëni është të lëvizni nga ajo punë. Nga shumë kërkime që janë bërë, janë njerëzit e talentuar dhe të zotë të cilët kompania i ka humbur për mungesë funksionaliteti. Këta njerëz janë të talentuar aq sa mund të gjejnë një pozicion pune diku tjetër pasi nuk mund ta përballojnë situatën e krijuar në kompaninë e mëparshme. Nëse e mendoni kështu dhe ju për veten tuaj, atëherë mos prisni. Vizitoni duapune.com dhe aplikoni për një punë të re.

“Miku juaj për punë dhe karrierë” – duapune.com

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...