Tuesday, October 20, 2020

Aftësitë kyçe që duhet të mësojë çdo i diplomuar

Duhen lexuar

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...

Pse po e lini punen tuaj aktuale ? – Intervista 14

Kjo pyetje eshte pak “klishe”, por te jeni te sigurte qe do t’jua bejne gjate intervistes nese ju po e lini nje...

gal degreesTë diplomuarit që po hyjnë në tregun e punës kanë shumë pritshmëri. Është e rëndësishme që ta përgatisni veten tuaj dhe të mësoni aftësi të ndryshme ndërsa jeni duke ndjekur universitetin. Kjo mund të bëhet duke u angazhuar në aktivitete jashtëshkollore, duke iu bashkuar klubeve dhe shoqërive gjatë vitetve të shkollës.

Ja ku janë 7 aftësi kryesore që duhet të mësoni ndërsa jeni në universitet:

1.      Puna në grup
Nëse është fjala për një projekt grupi ose për një punë më kohë të pjesshme, në një farë mënyre në universitet ju do të merrni pjesë në një punë grupi së bashku me shokët tuaj. Këshillohet që të merrni sa më shumë nga kjo eksperiencë sepse është një shembull i vogël i ambjentit tuaj të punës. Kur punoni në grup, ju do të keni mundësinë për të mësuar nga të tjerët aftësi të rëndësishme si për shembull menaxhimi dhe delegimi ndërsa bëheni diplomatik dhe të këndshëm me anëtarët e tjerë të grupit.

2.      Menaxhimi i kohës
Duke qenë një nga aftësitë më të rëndësishme menaxhimi është pjesë e jetës sonë për një fazë më të hershme. Në universitet studentët kanë mundësi që ta menaxhojnë kohën e tyre në mënyrë efektive mes jetës së tyre personale, klasës dhe aktiviteteve të tjera. Duke mësuar sesi menaxhohet energjia juaj, koha dhe vëmendja, individët janë të aftë që të arrijnë produktivitet.

3.      Komunikimi
Kjo pikë përfshin komundikimin verbal. Mjaft individë janë të paqartë në komunikimin e tyre, ata janë të paaftë të shprehin idetë e tyre ose të kuptojnë instruksionet. Në universitet, ju duhet të përpiqeni dhe të përmirësoni aftësitë e komunikimit duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme si psh organizatat vullnetare.

4.      I foluri publik
Kur punoni në një ambient pune, ju do të përballeni me mundësinë për të folur në publik-nëse është një takim në sallën e mbledhjeve, zhvillimi i një prezantimi ose paraqitja e një ideje. Duke përvetësuar këtë aftësi, të diplomuarit janë të aftë të rrisin besimin e tyre dhe të jenë të sigurtë në aftësinë për të komunikuar idetë e tyre.

5.      Rrjetet
Aftësitë sociale, ku përfshihen komunikimi dhe dëgjimi, u mundësojnë të diplomuarve që të lidhen dhe të njihen përmes kompanisë së tyre. Këshillohet që ju të lidheni me kompaninë tuaj dhe të komunikoni me kolegët për të rritur shikueshmërinë e profilit tuaj. Ju mund të mësoni aftësitë e njerëzve dhe të lidheni me universitetet përmes grupeve, skuadrave të futbollit dhe si vullnetar.

6.      Zgjidhja e problemeve
Pavarsisht të paturit një aftësi të dukshme, zgjidhja e problemeve është një aftësi që të diplomuarve iu mungon. Duke provuar zgjidhje të mundshme zgjidhja e një problemi është një aftësi që rrit mundësinë e punësimit kështu që ju duhet të përpiqeni të jeni më të hapur, të mendoni qartë dhe të thjeshtoni gjërat për të zgjidhur problemet në mënyrë të suksesshme. Kjo është një aftësi që kërkon punë në grup ose të qenit i punësuar me kohë të pjesshme.

7.      Aftësitë organizative
Kjo është një aftësi që shumë të diplomuar e zotërojnë pa e ditur! Duke balancuar jetën tuaj sociale, punën në universitet dhe aktivitetet jashtëshkollore kërkohet një student i organizuar. Mjaft studentë kanë punë me kohë të pjesshme ndërsa studjojnë. Planifikimi dhe menaxhimi i kohës janë pjesë e aftësive organizative.

- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...

Pse po e lini punen tuaj aktuale ? – Intervista 14

Kjo pyetje eshte pak “klishe”, por te jeni te sigurte qe do t’jua bejne gjate intervistes nese ju po e lini nje...

Grafiku i çuditshem i “rritjes” se pages minimale ne Shqiperi

Çështja e pagave është rikthyer si objekt diskutimi tashmë 7 muaj para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.  Qeveria ka në...