Tuesday, October 27, 2020

A kanë mundësi punësimi të sapodiplomuarit në këto kohë krize? Njihuni me disa mundësi internshipi në duapune.com

Duhen lexuar

Western Balkans Digital Summit Tirana 2020

Për shkak të pandemisë COVID-19, Samiti i 3-të Digjital do të organizohet në Platformën Hibride me sesione virtuale të mbajtura gjatë 26-28...

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Copy of Untitled

Nuk ka dyshim që konkurrenca për punë nga të diplomuarit është e ashpër, sidomos në këto kohë të pazakonta. Çdo ditë kompanitë marrin qindra aplikime nga të diplomuar që janë të etur për të ngjitur shkallët e karrierës dhe të qëndrosh në radhë nuk ka qënë kurrë më e vështirë. Ndërkohë që presioni qëndron te të bërit përshtypje për herë të parë, ju duhet të ngushëlloheni me faktin që punët për të diplomuarit janë në rritje dhe të diplomuarit e aftë janë në kërkim nga ana e punëdhënësve.
Për shkak të numrit të lartë të aplikimeve nga të diplomuar të talentuar, aplikimi për çdo pozicion duhet të jetë pa të meta me qëllim që të siguroni pjesëmarrje në një intervistë. Për t’ju ndihmuar të arrini këtë ndiqni këto këshilla kur aplikoni për një punë.

Bëni kërkimet tuaja
Aplikantët që kanë bërë kërkimet në kompani nuk dështojnë të impresionojnë dhe kjo është mjaft e lehtë për t’u bërë. Punëdhënësit  ofrojnë shumë informacione në ëebsite-t e tyre dhe është thelbësore që aplikantët të kenë njohuri të mira se ku janë duke aplikuar.

Përfshini aftësi të përshtatshme dhe eksperiencat
Lexoni specifikimet personale që kërkohen dhe sigurohuni të përfshini të gjitha aftësitë që përshtaten me specifikimet dhe eksperiencat. Evidentoni këto aftësi me shembuj specifik për të bërë përshtypje.

Tregoni personalitetin tuaj
Ndërkohë që aftësitë akademike janë të rëndësishme ju nuk duhet të nënçmoni vlerën e personalitetit. Përfshirja në aktivitetete jashtë kurrikulare i jep kompanisë një imazh të parë për kandidatin si person aktiv.

Rishikoni aplikimin tuaj
Rileximi i aplikimit përpara dërgimit është esencial. Nëse nuk e shikoni me kujdes, mund t’ju kushtojë vendin tuaj të punës. Eshtë e rëndësishme të tregosh vëmendje për gabimet gramatikore dhe të shqiptimit. Mundësisht thuaju familjarëve apo shokëve të tu t’i hedhin një sy aplikimit tuaj.

Shmangni gabimet e zakonshme
Ju duhet të synoni të përshtasni aftësitë tuaja me nevojat e kompanisë. Aplikimet e përgjithshme që nuk japin detaje të mjaftueshme do të përjashtohen automatikisht. Gënjeshtra është diçka tjetër. Punëdhënësit do të kontrollojnë informacionin që jepni në formularin e aplikimit dhe nëse ka mospërputhje nuk do ta marrin në konsideratë atë, integriteti është parësor për punëdhënësit.

Shisni arritjet tuaja
Në shumicën e rasteve formulari i aplikimit ose letra motivuese janë mundësia e parë potenciale e punëdhënësve që t’ju njohin ju, kështu mos e humbisni mundësinë të ‘shisni’ veten. Ndërkohë që ndjekja e këshillës më lart është një fillim i mirë, duhet të bëni akoma më shumë rrugë për ta vendosur veten tuaj në krye të konkurrencës.
Studentët mund t’i fitojnë këto aftësi në mënyra të ndryshme përmes intershipeve, punëve me kohë të pjesshme, në universitet apo në punë vullnetare.

Ja disa mundësi internshipi në duapune.com: https://duapune.com/search/advanced/filter?keyëord=internship&employer=&country=&city=&category=&job_type=

Bëhuni bindës
Derisa të bëni intervistën, aplikimet janë e vetmja mënyrë potenciale për të bindur punëdhënësit, kështu përpara se të shtypni butonin ‘dergo’ CV këshilla e fundit është të siguroheni që e keni menduar mirë se përse puna për të cilën po aplikoni është e duhura për ju. Nëse nuk e keni bindur veten, do ta keni të vështirë të bindni punëdhënësin tuaj.

Për këshilla më konkrete në lidhje me CV, Letrën e Motivimit dhe Intervistimin ju ftojmë të lundroni në blogun tonë:

duapune.com/blog

“Miku juaj për punë dhe karrierë”duapune.com

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Western Balkans Digital Summit Tirana 2020

Për shkak të pandemisë COVID-19, Samiti i 3-të Digjital do të organizohet në Platformën Hibride me sesione virtuale të mbajtura gjatë 26-28...

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.