Monday, January 25, 2021

A janë të sapodiplomuarit gati për punë?

Duhen lexuar

5 keshilla per menaxheret e ‘digital marketing’

Suksesi i një fushate reklamuese dixhitale varet nga një larmi faktorësh: Nga shënjestrimi i audiencës së duhur te shndërrimi i tyre në...

Si t’a kuptoni qe eshte koha per ndryshim karriere?

Askush nuk mund të garantojë që ju do të punoni në të njëjtin pozicion gjithë jetën tuaj. Ndonjëherë do të doni të...

15K+ ndjekes ne faqen LinkedIn te duapune.com

Sot, duapune.com feston arritjen e me shume se 15,000 ndjekesve ne faqen e saj ne LinkedIn! Qe prej...

Ftese per anetaresim ne platformen “Rrjeti i Profesionisteve ne Diaspore”

Rrjetëzimi i kapitalit social të shqiptarëve në Diasporë ka qenë shpesh objekt i disa inciativave të limituara dhe personale të disa organizatave...

downloadUniversiteti nuk është thjesht një vend ku mund të kaloni një kohë të mirë, por është një vend që kërkon shumë punë dhe orë të përkushtuara vonë natën, prandaj është për të ardhur keq të dëgjosh që edhe pasi jemi diplomuar, nuk jemi akoma “gati për punë”.

Jemi me fat që kemi një mundësi të gjerë zgjedhjeje për lëndët e ndryshme që mund të marrim, nëse duam një diplomë në biznes. Edhe pse duket sikur mund ta zgjedhim vetë rrugën tonë të karrierës, shumë nga ata që janë diplomuar nuk punojnë në fushën e tyre të studimeve. Eshtë vërtet për të ardhur keq fakti që shpenzojmë aq shumë kohë (edhe para!) duke studiuar dhe 52% e punëdhënësve thonë që shumë pak nga ne janë vërtet të kualifikuar dhe plotësisht gati për punë. Në fakt, në të gjithë globin, gati 40% e rinisë së sotme janë të papunë!

Gjithashtu duket sikur ka shumë pak opsione për të sapodiplomuarit, gjeni çfarëdo lloj pune dhe fitoni dhe pak para, ose punoni falas që të fitoni eksperiencë në biznesm, ju do të përgatiteni kështu për tregun e punës.

Thuhet që universiteti nuk është për të përgatitur studentët për punë, por është për të ekzaminuar dhe eksploruar një degë në tërësi, e cila edhe pse i ndihmon studentët të kuptojnë degën që kanë zgjedhur, nuk i mëson atyre aftësitë thelbësore që do i duhen për të mbijetuar dhe për të qenë të suksesshëm në vendin e tyre të punës. Pra çfarë mund të bëjë komuniteti ynë lidhur me këtë problem dhe çfarë mund të bëjnë studentët që të përgatiten ashtu siç duhet për botën e punës?

Të fitoni eksperiencë në të njëjtën kohë me studimet është një rrugë e cila ju ndihmon të fitoni njohuri dhe aftësi që ju nevojiten për në punë, pamvarësisht nëse kjo do të thotë të bëni një praktikë pa u paguar në një kompani. Një mënyrë tjetër për të fituar eksperiencë është të punoni për një pjesë të kohës në kompani të ndryshme (edhe pse ky opsion është i vlefshëm vetëm për disa punë). Të punoni për kompetitorët/konkurrentët tuaj është një rrugë tjetër e shkëlqyer për të fituar eksperiencë me shumë vlerë në fushën e biznesit, pavarësisht nëse kjo është një eksperiencë për të mërzitur dikë, ose thjesht një ditë pune në një organizatë.

Për fat të keq, për ata që mendojnë që nuk munden të balancojnë ngarkesën e punës, opsioni i vetëm është që të aplikojnë për praktikë pune pas diplomimit. Normalisht praktikat janë pa pagesë, por lajmi i mirë është se mund t’ju çojnë në një vend pune me pagesë. Megjithëse, të jeni pjesë e një praktike (edhe pse pa pagesë) mund të rezultojë të jetë më e vështirë nëse nuk keni pasur eksperienca të këtij lloji më përpara.

Është e vështirë të balanconi ngarkesën e universitetit, jetën sociale dhe punën jashtë këtyre, por nuk është e pamundur. Të fitoni eksperiencë ndërkohë që jeni duke studiuar ka shumë avantazhe dhe admirohet nga punëdhënësit në të gjithë botën. Është një realitet i vështirë, por është një realitet që studentët do e hasin gjtihmonë.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

5 keshilla per menaxheret e ‘digital marketing’

Suksesi i një fushate reklamuese dixhitale varet nga një larmi faktorësh: Nga shënjestrimi i audiencës së duhur te shndërrimi i tyre në...

Si t’a kuptoni qe eshte koha per ndryshim karriere?

Askush nuk mund të garantojë që ju do të punoni në të njëjtin pozicion gjithë jetën tuaj. Ndonjëherë do të doni të...

15K+ ndjekes ne faqen LinkedIn te duapune.com

Sot, duapune.com feston arritjen e me shume se 15,000 ndjekesve ne faqen e saj ne LinkedIn! Qe prej...

Ftese per anetaresim ne platformen “Rrjeti i Profesionisteve ne Diaspore”

Rrjetëzimi i kapitalit social të shqiptarëve në Diasporë ka qenë shpesh objekt i disa inciativave të limituara dhe personale të disa organizatave...

Nuk keni perqendrim ne pune? 10 keshilla.

Në botën dinamike të sotme, të mësuarit për të bërë më shumë në më pak kohë është thelbësore për zhvillimin personal dhe...