Tuesday, January 26, 2021

A duhet të ndani informacionin e përfitimeve ose pagës me kolegët tuaj?

Duhen lexuar

5 QYTETET e javes

Cilet jane 5 qytetet e javes qe kane kerkese me te larte per punesim, ne portalin duapune.com? Njihuni me...

6 keshilla per te qene SMART ne 2021

Konsiderojeni këtë vit si viti kur vërtet do të duhet të përqendroni energjinë tuaj në jetën profesionale dhe do të arrini objektivat...

Pozicionet e reja te punes 25 janar 2021

Cilat jane mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com? Mundesi te reja ofrohen nga Big...

5 keshilla per menaxheret e ‘digital marketing’

Suksesi i një fushate reklamuese dixhitale varet nga një larmi faktorësh: Nga shënjestrimi i audiencës së duhur te shndërrimi i tyre në...

Copy of Red and Blue Basketball Poll Instagram Post

Në sondazhin e fundit të zhvilluar në duapune.com pyetja e shtruar ishte nëse duhet ta ndanim informacionin e pagës me kolegët dhe shumica e ndjekësve 88% dhanë përgjigje negative.

paga po jo

Edhe në diskutimet e bëra në faqen zyrtare të duapune.com në Facebook ndjekësit në shumicën e rasteve dhanë përgjigje negative dhe madje sugjeronin të shtrohej pyetja nëse pagat duhet të jenë konfidenciale apo publike brenda kompanisë.

Nga një studim amerikan mbi punën i realizuar nga profesionistët e fushës, pyetja: “A duhet ta ndaj informacionin e pagës me kolegët ishte një nga 10 pyetjet më të shpeshta në të gjithë konferencat e zhvilluara.

Nëse shihet nga këndvështrimi ligjor,të ndash këtë informacion me bashkëpunëtorët nuk përbën asnjë problem. Sidoqoftë, realiteti është diçka tjetër. Pavarësisht nëse në disa kompani mund të jetë e ndaluar apo jo, shumica e organizatave do të preferonin që të mos bisedohej mes kolegësh për pagat përkatëse.

Pse?

Sepse të bisedosh lidhur me pagesën me bashkëpuntorët apo kolegët tuaj mund të krijojë këto probleme:

  • Bisedat rreth pagës midis punonjësve mund të ekspozojnë praktikat e pabarabarta të pagave të organizatës.
  • Bërja publike e pagave brenda një biznese apo organizate mund të zbulojnë një politikë të vjetër që ruhet ende në këto ditë, sipas së cilës gratë dhe pakicat qëndrojnë në fund të peshoreve, ndërsa meshkujt mbeten në krye.
  • Xhelozia dhe pakënaqësia janë emocione shumë të forta që sjellin pakënaqesi në kompani apo pozicionin e punës.
  • Mund të keni “ndëshkime” nga punëdhënësit. Ka shembuj të panumërt të punonjësve që janë “ndëshkuar” për diskutimin e specifikave të pagave. Siç mund ta imagjinoni, reagimet e punëdhënësve mund të variojnë nga përgjigjet indirekte dhe delikate deri tek “qortimet “zyrtare.

Ndaj mendojeni mirë përpara se të flsini me dikë për pagën tuaj. ^-^

Ndërkohë ne kemi hapur një tjetër sondazh në lidhje me këtë pyetje:

Si do të preferonit të aplikonit për punë?

Zgjidhni një nga alternativat që ju preferoni dhe vazhdoni qëndrimin tuaj në duapune.com për t’u njohur me punët më të fundit.

“Miku juaj për punë dhe karrierë”duapune.com

 

 

 

 

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

5 QYTETET e javes

Cilet jane 5 qytetet e javes qe kane kerkese me te larte per punesim, ne portalin duapune.com? Njihuni me...

6 keshilla per te qene SMART ne 2021

Konsiderojeni këtë vit si viti kur vërtet do të duhet të përqendroni energjinë tuaj në jetën profesionale dhe do të arrini objektivat...

Pozicionet e reja te punes 25 janar 2021

Cilat jane mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com? Mundesi te reja ofrohen nga Big...

5 keshilla per menaxheret e ‘digital marketing’

Suksesi i një fushate reklamuese dixhitale varet nga një larmi faktorësh: Nga shënjestrimi i audiencës së duhur te shndërrimi i tyre në...

Si t’a kuptoni qe eshte koha per ndryshim karriere?

Askush nuk mund të garantojë që ju do të punoni në të njëjtin pozicion gjithë jetën tuaj. Ndonjëherë do të doni të...