Monday, April 12, 2021

8 gjerat qe ju duhen gjithmone ne nje interviste pune

Duhen lexuar

5 arsye përse eventet virtuale me qëllim edukimin janë rruga drejt së ardhmes

Rritni nivelin e studentëve të rekrutuar me profesionistë të përshtatur të teknologjisë dhe edukimit. Advent Group është krenar që...

EBA – “Employer Branding Academy” Albania

Employer Branding Academy Albania Akademia e Imazhit të Punëdhësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum. Trajnimi online nis...

Binde drejtuesin per “Employer Branding Academy”

Nis partneriteti mes duapune.com dhe Universum, udhëheqësi global për brendin e punëdhënësve. Sigurisht që mund të keni dëgjuar për...

Kompanite qe po rekrutojne gjate muajit Prill

Pranvera simbolizon kohën e ripërtëritjes ose fillimeve të reja dhe ju mund të ndiheni të frymëzuar për të bërë një ndryshim në...

1) Dosja

Ju duhet të sillni gjithmonë me vete një sasi të konsiderueshme dokumentash, por pikë së pari ju duhet të keni një dosje ku t’i ruani me kujdes këto dokumente. Thjesht ky veprim i vetëm bën që ju të dukeni të organizuar në sytë e punëdhënësit tuaj.

2) Disa kopje të CV-së suaj

Me shumë mundësi ju keni ngarkuar CV tuaj online në momentin që keni aplikuar për punen, por mos prisni që punëdhënesi juaj të ketë një kopje të saj në duart e tij.  Ti asnjëherë nuk mund ta dish sa sa punëkërkues do të takohen më të.

3) Kartat e biznesit

Edhe pse CV juaj duhet të përfshijë informacionin tuaj të kontaktit, marrja e kartave të biznesit nuk mund të konsiderohet e dalë mode, dhe nuk do të humbisnit gjë po ta merrni me vete. Kartat e biznesit ju japin tjetër pamje në sytë e rekrutuesit.

4) Referencat

Në qoftë se intervista shkon mirë, menaxheri i punësimit mund t’ju pyesë për referencat (nese nuk jua kane kerkuar ne aplikim), kështu që bëni mirë të keni të përgatitur një listë me informacionin e kontaktit. Duhet të siguroheni që t’i jepni kompanisë çdo gjë që ata kanë nevojë në mënyrë që të ecin para me procesin e punësimit.

5) Portofol të punëve 

Në qoftë se ju jeni në një industri kreative siç është reklamimi, gazetaria, arkitektura apo dizajni, ju duhet të sillni shembuj të punës tuaj fizikisht ose te ruajtura ne nje tablet apo telefon dhe t’ia jepni intervistuesit tuaj (gjithmone ne rastet kur nuk jane kerkuar ne aplikim).

6) Laps dhe bllok

Të marrësh shënime gjatë intervistës suaj mund të jetë e dobishme për disa arsye. Pikë së pari, ju shfaqni interes në atë çka thotë intervistuesi dhe angazhoheni në bisedë, duke siguruar që nuk do të  harroni asnjë detaj të rëndësishëm për punën. Për më tepër, më vonë ju mund ti referoheni shënimeve për t’i dërguar një email falenderues punëdhënësit tuaj. Thjesht sigurohuni që të merrni lejë nga intervistuesi para se të merrni shënimet dhe mos e teproni me shënimet dhe të humbni kontaktin me sy me të.

7) Mjet Identifikimi (ID)

Kjo mund të duket si e palogjikshme, por ia vlen të përmendet. Ju mund të keni nevojë për të treguar ID për të hyrë në ndërtesë, prandaj konsultohuni mirë me punëdhënësin tuaj për kërkesat e sigurisë para se të futeni në ndërtesë. Ruajtësi i sigurisë  mund t’ju pyesë emrin e kompanisë që po vizitoni, emrin e personit që dëshironi të takoni. Sigurohuni që t’i keni këto informacione para takimit tuaj.

8) Një buzëqeshje

Është koha për një buzëqeshje. Gjithmonë duhen marrë në konsideratë përfitimet e arritjes me një qëndrim pozitiv. Punëdhënësit gjithmonë dëshirojnë të shohin sesa entuziast dhe të ngazëllyer jeni për pozicionin. Mos ua kurseni këtë mundësi, tregoni veten tuaj.

duapune.com

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

5 arsye përse eventet virtuale me qëllim edukimin janë rruga drejt së ardhmes

Rritni nivelin e studentëve të rekrutuar me profesionistë të përshtatur të teknologjisë dhe edukimit. Advent Group është krenar që...

EBA – “Employer Branding Academy” Albania

Employer Branding Academy Albania Akademia e Imazhit të Punëdhësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum. Trajnimi online nis...

Binde drejtuesin per “Employer Branding Academy”

Nis partneriteti mes duapune.com dhe Universum, udhëheqësi global për brendin e punëdhënësve. Sigurisht që mund të keni dëgjuar për...

Kompanite qe po rekrutojne gjate muajit Prill

Pranvera simbolizon kohën e ripërtëritjes ose fillimeve të reja dhe ju mund të ndiheni të frymëzuar për të bërë një ndryshim në...

Këshilla për profilin tuaj në LinkedIn

Cilat janë mjetet më të rëndësishme për një punëkërkues? Ju ndoshta keni thënë rezyme dhe rrjetin tuaj. Por, çfarë ndodh me platformën...