Saturday, October 24, 2020

7 sjellje të papërshtatshme për të evituar për të sapo punësuarit

Duhen lexuar

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

workingcommunitiesNe gjithmonë flasim se si duhet fituar një vend pune si duhet të sillemi në një intervistë çfarë duhet veshur dhe çfarë jo në një intervistë, por nuk duhet të harrojmë se po aq e rëndësishme është edhe sjellja jonë në javët e para të punës. Javët e para në një ambjent të ri janë të rëndësishme pasi përcaktojnë nëse e ardhmja juaj do të jetë parajsë apo purgator në këtë ambjent. Perfeksioni i sjelljes suaj është po aq i rëndësishëm sa edhe aftësitë tuaja profesionale. Kështu pra kur të nisni punë në një kompani të re mundohuni të shmangni këto 7 sjellje jo të përshtatshme.

1. Mosnjohja e kultures së kompanisë
Nga studime të ndryshme është vënë re se një nga vështirësitë që punonjësit kanë në fillim është përshtatja me kulturën e kompanisë.  Këtu bëhet për mënyrën e veshjes apo sa shumë duhet të shoqeroheni me kolegët, si preferojnë të komunikojnë nëpërmjet emailit apo telefonit. Shumë aspekte të kulturës në kompani mund të jenë të thjeshta për t’u përshtatur. Gjithsesi do të ishte në të mirën tuaj nëse do të vinit në punë 30 min më herët dhe të largoheshit më vonë se të tjerët për të kuptuar sjelljet e kolegëve.

2.Arroganca
Ndodh që kompanitë kur rekrutojnë punonjës të rinj i trajtojnë ata si shpëtimtarë. Kjo ndikon keq, sepse si rezultat ata vijnë dhe bëjnë çdo gjë sipas mënyrës së tyre, sepse supozohet që janë të shkëlqyer.  Përpiquni të dëgjoni dhe të mësoni.  Merrni kohë për të kuptuar se si funksionon kompania.

3.  Të fshiheni
E kundërta e arrogancës do të ishte të fshiheshit, të shikoni vetëm punët tuaja. Në vend që ta bëni këtë, më mirë socializohuni, krijoni marrdhenie me kolegët. Në ditën e parë është mirë të bëni biseda jo formale  për të mësuar se çfarë bëjnë të tjerët dhe si ju afekton kjo gjë ju. Kjo ju ndihmon dhe me kulturën e punës.

4.  Pritshmëritë e paqarta
Kur ju nuk e dini se çfarë pritet nga ju atëhere do e keni të vështirë të jepni feedback. Për këtë ju duhet të takoheni me menaxherin dhe të diskutoni  përgjegjësitë e pozicionit tuaj. Cilat janë prioritet? Si duhet të mundësoni projektet? Si do të matet performanca juaj?

5. Mos pranimi i gabimeve
Të gjithë bëjnë gabime sidomos të sapo punësuarit. Por mos bëni gabimin që të mendoni se duke mos i pranuar këto gabime askush nuk do i vë re. Pra pranojeni gabimin, korrigjojeni dhe ecni përpara.

6. Propozime në kohë të papërshtatshme
Të implementoni ndryshime përpara se të fitoni besimin nga të tjerët apo pa kuptuar se si funksionojnë gjërat në kompani është hap i gabuar. Mirëkuptoni proceset e punës  dhe pastaj bëni propozime, në mënyrë që të jepni dhe argument bindës.

7.  Indiferencë ndaj feedback
Nuk ju duhet të prisni 6 muaj apo 1 vit për të mësuar si po ia dilni me punën tuaj. Do ishte mirë që të kërkonit një takim me menaxherin tuaj çdo muaj dhe të interesoheshit për rezultatet tuaja dhe të skuadrës tuaj.  Diskutoni çfarë keni bërë mirë dhe jo dhe si mund të korrigjoheni.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...