1. Mos kini frikë të krijoni rrjetin tuaj, të njiheni me një punë, person apo kompani. Shkruani një e-mail për punojësit e tjerë të cilët punojnë në kompani dhe pyetini ata nëse do tju bashkoheshin për një kafe. Kërkojuni atyre tju flasin për përvojën e tyre, këshillat të tyre, kontaktet e tyre të tjera.
2.Mos pyesni se çfarë mund të bëjë punëdhënësi juaj për ju, pyesni se çfarë mund të bëni ju për punëdhënësin tuaj.
3.Sigurohuni që ju përshtateni me kulturën e firmës. Çdo kompani ka një kulturë që e dallon, harxhoni pakëz kohë në ambjentet e punës.
4.Filloni të mësoni stilin e menaxhimit dhe personalitetin e menaxherëve tuaj – kjo është ajo që ka më shumë rëndësi në marrëdhënien tuaj të përditshme të punës.
5.Mos pyesni direkt se si mund të përfitoni një promovim – pyesni veten sa ju jeni të gatshëm për të bërë ose sakrifikuar për të përfituar një promovim.
6.Hierarkia e korporatave dhe fuqia e strukturave informale të një kompanie janë dy gjëra të ndryshme. Për të lundruar në mjedisin e korporatës, ju duhet të njiheni me të dyja.
7.Kur përballemi me zgjedhje morale, nuk duhet të bëjmë “pakt me djallin”. Në punë duhet të marrim vendime morale, dhe kjo nuk është gjithmonë e drejtpërdrejtë. Nëse shefi juaj ju jep të nënshkruani një kontratë për një mik, do të bënit atë…?