Friday, October 23, 2020

7 gabimet e zakonshme që bëjnë punëkërkuesit

Duhen lexuar

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

download 1Është gjithmonë një detyrë e frikshme kur jeni duke aplikuar për punën tuaj ideale. Të kërkoni një karrierë të re mund të jetë e lodhshme dhe rënduese sidomos kur ju jeni duke kërkuar dhe aplikuar, por nuk jeni duke marrë asnjë ofertë dhe propozim në kthim.

Proçesi i aplikimit për një punë mund të bëhet më i thjeshtë dhe ju mund të keni mundësi më të mëdha për të fituar punën nëse shmangni këto shtatë gabime klasike që punëkërkuesit bëjnë kur janë në kërkim të një pune të re.

1 . Mos kontrolli i pranisë tuaj online
Ka shumë mundësi që kur aplikoni për një punë, punëdhënësi juaj potencial të kërkojë emrin tuaj në Google dhe Facebook. Është jetike që reputacioni juaj në internet të jetë i përshtatshëm dhe i duhur për kompaninë për të cilën ju po aplikoni. Ju nuk doni që fotografitë ku ju shfaqeni të dehur, të gjenden në Facebook.

2 . Mos aplikoni për punë që nuk i përshtaten përvojës tuaj
Ndonjëherë kur mendoni se nuk mund të gjeni ofertën e duhur për punë, atëherë aplikoni për çdo lloj oferte për punë për të cilat nuk keni përvojë. Kjo është një humbje kohe dhe duhet të shmanget.

3 . Mos ktheni email-e ose telefonata me vonesë
Sigurohuni që të përgjigjeni në kohën e duhur kur të merrni një përgjigje për aplikimin e punës që keni kërkuar. Tregu është konkurrues në pothuajse çdo fushë dhe gjithmonë do të ketë një tjetër aplikant që kërkon të njëjtën punë si ju. Nxitoni!

4 . Nuk keni një Profil LinkedIn?
Në ditët e sotme, të keni një profil LinkedIn është po aq e rëndësishme sa CV-ja. Rekrutuesit janë vazhdimisht duke përdorur platformën e mediave sociale si një burim për kandidatët e interesuar për pozicione pune. Nëse nuk jeni anëtar i LinkedIn, ju jeni duke humbur mundësi të mundshme të vendeve të punës!

5 . Kontrolloni CV-në tuaj
Gjithmonë kontrolloni CV-në tuaj herë pas here për çdo gabim shkrimi ose gabime gramatikore. Përshtypja e parë është gjithmonë e rëndësishme. Punëdhënësi nuk do të dojë të punësojë një person neglizhent!

6 . Nuk jeni duke përdorur Facebook dhe Twitter?
Një mënyrë e mirë për të gjetur vende pune është me anë të Twitter-it ose Facebook-ut. Ka me qindra faqe ndajnë njoftime pune.

7 . Nuk jeni veshur në mënyrë të përshtatshme për një intervistë pune?
Rroba të zbuluara dhe të stilit të përditshëm janë një zgjedhje e rrezikshme kur bëhet fjalë për të zgjedhur veshjen tuaj për një intervistë pune. Siç e kemi përmendur edhe më lart, përshtypjet e para janë të domosdoshme dhe ju me siguri nuk doni t’i përçoni shefit tuaj potencial një mesazh të gabuar. Stili serioz dhe konservator është zgjedhja më e mirë!

Nëse vëreni se i keni bërë këto gabime të zakonshme, është koha t’i rregulloni dhe t’i korrigjoni të gjitha. Sigurohuni që profili juaj në internet është i mirë, aplikoni për punë që i përshtaten përvojës tuaj, ktheni email-e dhe përgjigjjuni thirrjeve në kohë reale, krijoni një profil LinkedIn, korrigjoni herë pas here gabimet tuaja në CV, përdorni Facebook-un dhe LinkedIn dhe vishuni në mënyrë të përshtatshme në varësi të intervistës tuaj. Dhe në fund, kërkimi dhe gjetja e punës nuk do të jetë aq e vështirë.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...