Wednesday, April 21, 2021

6 programe për menaxhimin e projekteve

Duhen lexuar

Binde drejtuesin per “Employer Branding Academy”

Nis partneriteti mes duapune.com dhe Universum, udhëheqësi global për brendin e punëdhënësve. Sigurisht që mund të keni dëgjuar për...

EBA – “Employer Branding Academy Albania”

Employer Branding Academy Albania Akademia e Imazhit të Punëdhënësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum. Trajnimi online nis...

12 Keshilla produktiviteti

Ndonjëherë mençuria konvencionale dhe këshillat e dukshme që keni dëgjuar një milion herë nuk bëjnë punë kur keni nevojë për një rritje...

Horoskopi – Demi: Top 10 Profesionet

EkzekutivShef kuzhinierPolitikanProdhuesi i verësDirigjentBlogger bukurieArkëtarProjektuesi i BrendshëmBiologBlerës Demi ka disa tipare mjaft të dallueshme si: etikën, besueshmërinë dhe...

Foto 34Drejtimi i një projekti përfshin pjesën e planifikimit, alokimin e personelit, parave, rezervave dhe të qënurit gjithmonë të përditësuar me progresin e tij. Si rrjedhim, menaxhimi është një detyrë shumë e rëndësishme për suksesin e çdolloj projekti. Ka shumë mjete ndihmëse për këtë çeshtje. Megjithatë, para se t’i zgjidhni ato, duhen konsideruar faktorët e mëposhtëm:

  • Përshkallëzimi – Në qoftë se firma juaj po rritet me ritme të shpejta, sigurohuni të keni mjete të cilat përmirësohen gjatë kohës.
  • I përshtatshëm për përdorues të ndryshëm – Zgjidhni mjete të cilat të jenë të thjeshta për tu përdorur.
  • Përshtatshmëria – Zgjidhni një pajisje e cila integrohet lehtësisht me software-t e tjerë të kompanisë.
  • Personalizimi – Pajisja duhet t’ju lejojë ta personalizoni sipas kërkesave unike të kompanisë suaj.

Ja disa nga programet më të mira të menaxhimit të projekteve në treg:

  1. 10,000ft

Ky është një mjet menaxhues shumë i mirë dhe me një ndërfaqe të lehtë për tu përdorur nga përdorues të ndryshëm. Profili i tij të lejon të ndjekësh hap pas hapi statusin e çdo projekti, bazuar në shpenzimet, tarifat dhe kohën. Për më tepër, 10,000ft ofron një raportim vizual që mundëson vëzhgimin se si projektet, klientët dhe ekipet performojnë për arritjen e qëllimit final.

  1. Function Fox

Ky program vjen më një shumëllojshmëri funksionalitetesh, nga gjurmimi i projektit deri në menaxhimin dhe raportimin e projekteve komplekse. Përdoruesit e Function Fox kanë një llogari personale aty që ofron suport ndërkohë që kompania zgjerohet. Profili i këtij programi lejon gjurmimin e produktivitetit dhe përfitueshmërisë.

  1. Clients & Profits

Clients & Profits lejon menaxhimin e raportimit të statusit të projektit, mund të ndryshojë porositë etj. Për më tepër, përfshin një portal web ku klientët mund të ballafaqohen me raportime të ndryshme, statusin e punës etj.

  1. Azendoo

Ky është ndër aplikacionet më të mira për menaxhimin e bashkpunimit dhe të ekipit gjatë një projekti. Azendoo lejon të përcaktosh detyra, të kontrollosh progresin e projektit, të gjurmosh ndryshime eventuale, si edhe të bësh komente rreth detyrave individuale të pjesëmarrësve në projektin në fjalë. Ka një ndërfaqe shumë tërheqëse dhe të thjeshtë në përdorim. Azendoo i ofron përdoruesve të tij një memorie falas dhe është gjithashtu kompatibël me kujtesa të tjera si Dropbox dhe Google Drive.

  1. Wrike

Para fillimit të projektit, menaxheri duhet të jetë i qartë se cilat janë detyrat e para që duhet të nisin, para se të proçedohet me detyrat e tjera. Ky lloj planifikimi është shumë i vështirë të bëhet me laps e letër, do të harxhohej tepër kohë e vyer. Wrike është një mjet menaxhimi projektesh shumë i vlefshëm. Ai lejon të bësh planifikimin e detyrave për projektin në fjalë, të bësh skedulimin dhe përcaktimin e detyrave për secilin pjesëtar të ekipit. Në rastin kur krijohet një situatë e re, mundesh lehtësisht të ndryshosh kohën e fillimit dhe mbarimit të projektit. Wrike është kompatibël me kujtesa shtesë të tipit Google Drive.

  1. Huddle

Ditët e sotme, projektet zhvillohen nga ekipe që janë gjithmonë në lëvizje dhe shumë telekomunikues. Kjo e bën gjithmonë e më shumë të rëndësishme që të gjitha dokumentacionet e nevojshme të jenë të aksesueshme nga te gjithë pjesëtaret e ekipit në kohë reale. Huddle është një program që mundëson ruajtjen e dokumenteve në cloud, rrjedhimisht lejon të gjithë ekipin t’i aksesojë ato në çdo lloj vendndodhje apo kohe.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Binde drejtuesin per “Employer Branding Academy”

Nis partneriteti mes duapune.com dhe Universum, udhëheqësi global për brendin e punëdhënësve. Sigurisht që mund të keni dëgjuar për...

EBA – “Employer Branding Academy Albania”

Employer Branding Academy Albania Akademia e Imazhit të Punëdhënësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum. Trajnimi online nis...

12 Keshilla produktiviteti

Ndonjëherë mençuria konvencionale dhe këshillat e dukshme që keni dëgjuar një milion herë nuk bëjnë punë kur keni nevojë për një rritje...

Horoskopi – Demi: Top 10 Profesionet

EkzekutivShef kuzhinierPolitikanProdhuesi i verësDirigjentBlogger bukurieArkëtarProjektuesi i BrendshëmBiologBlerës Demi ka disa tipare mjaft të dallueshme si: etikën, besueshmërinë dhe...

Punet e dites, e hene 19 prill 2021

E hena ka nisur vrullshem ne duapune.com dhe kerkesat per punesim nga bizneset dhe kompanite e ndryshme jane te shumta. Po ju...