Wednesday, April 21, 2021

6 aftësi për të cilat do të ishte mirë të ndiqnit një kurs

Duhen lexuar

Binde drejtuesin per “Employer Branding Academy”

Nis partneriteti mes duapune.com dhe Universum, udhëheqësi global për brendin e punëdhënësve. Sigurisht që mund të keni dëgjuar për...

EBA – “Employer Branding Academy Albania”

Employer Branding Academy Albania Akademia e Imazhit të Punëdhënësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum. Trajnimi online nis...

12 Keshilla produktiviteti

Ndonjëherë mençuria konvencionale dhe këshillat e dukshme që keni dëgjuar një milion herë nuk bëjnë punë kur keni nevojë për një rritje...

Horoskopi – Demi: Top 10 Profesionet

EkzekutivShef kuzhinierPolitikanProdhuesi i verësDirigjentBlogger bukurieArkëtarProjektuesi i BrendshëmBiologBlerës Demi ka disa tipare mjaft të dallueshme si: etikën, besueshmërinë dhe...

123Kohët e fundit duket sikur të gjithë jemi duke ndjekur vazhdimisht trajnime të fushave të ndryshme. Dhe ndoshta sepse shumë individë,  arrijnë që të mësojnë më shumë konceptet e duhura në një ambient studimor sesa në shtëpitë e tyre. Ky proces bëhet akoma më i thjeshtë nga fakti se gjatë një trajnimi kemi më shumë burime në dispozicion — si psh një ekspert të fushës që shpjegon — si dhe kolgët që na rrethojnë, të cilët ndihmojnë me pikëpamjet nga këndvështrimet e tyre.
Disa kurse janë vërtet shumë më efektive nëse mësohen në një “klase”, sesa si autodidakt. Lidhur me këtë mund t’ju këshillojmë 6 kurse, falë të cilëve mund të zgjeroni njohuritë tuaja :

1.    Kontabiliteti: Shumë nga ne arrijnë të mësojnë vetë si të mbajnë llogaritë e tyre pa shumë probleme. Por kontabiliteti është tjetër gjë — dhe është diçka shumë e nevojshme nëse keni një biznes tuajin ose dëshironi të merreni me disa aspekte të një plani financiar. Pikërisht për shkak të natyrës delikate të kontabilitetit do të ishte shumë e nevojshme  ndjekja e një kursi për jo profesionistë të financës.

2.    Shkrimi: Aftësia e të shkruarit përmirësohet duke e praktikuar, por mund të keni mangësi në gramatikë që mund të thellohen nëse bazat tuaja nuk janë të forta. Ndoshta, në punën tuaj nuk është nevoja të keni një diplomë univesiteti në shkrim akademik, por mund të ishte i përshatshëm një kurs i shkurtër me një pedagog në gjendje të kritikojë punën tuaj dhe të rrisë ndjeshëm aftësitë tuaja komunikuese me shkrim.

3.    Një gjuhë e huaj: Sot mund të gjeni shumë metoda të cilat premtojnë t’ju mësojnë një gjuhë të huaj autodidakt, por sidoqoftë shpjegimi i një mësuesi është shumë më ndryshe; pikërisht për këtë këshillohet të ndiqet një kurs. Duke konsideruar situatën e tanishme në Shqipëri dhe duke marrë parasysh numrin e madh të kompanive të huaja që operojnë këtu, njohja e një gjuhe të huaj do të ishte një plus për ju, pak rëndësi ka nëse punoni për dikë apo keni një biznes tuajin.

4.    Menaxhim projektesh: Disa nga aftësitë e duhura për përmbushjen e disa projekteve, si psh. përdorimi i ndonjë software enkas për atë projekt, mund edhe të mësohen autodidakt. Në njëfarë mënyrë, ju mund të mësoni vetë si të planifikoni projektet dhe t’i realizoni ata. Por një trajnim i mirë në këtë fushë ju mëson si të përballoni sa më lehtë proleme dhe situata me të cilat ndoshta nuk ishit përballur më parë.

5.    Dhënia e ndihmës së shpejtë dhe menaxhimi i situatave të ngjashme: Në këtë rast mund t’ju hyjë në punë edhe kursi mbi dhënien e ndihmës së shpejtë pranë Kryqit të Kuq Shqiptar, që tashmë është i detyrueshëm për çdo qytetar që merr patentën. Ekzistojnë gjithashtu edhe trajnime mbi menaxhimin e situatave emergjente, dhe një trajnim i tillë tingëllon bukur në CV-në tuaj. Kjo sepse aftësitë për të reaguar menjëherë në çfarëdolloj emergjence çmohen nga të gjithë.

6.    Kurse riparimesh të ndryshme: Sidomos që kur shkollat nuk zhvillojnë më mësimë të “punës me dru” apo “punës me metal”, shumë individë mund ta kenë të vështirë përdorimin e veglave, të riparojnë makina apo të menaxhojnë situata të ngjashme. Thjesht të jesh në gjendje të evitosh të shkosh tek mekaniku mund t’ju bëjë më të sigurtë në vetvete. Plus, do të keni mundësi të mësoni të përdorni disa lloj veglash pa qenë nevoja t’i blini vetë.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Binde drejtuesin per “Employer Branding Academy”

Nis partneriteti mes duapune.com dhe Universum, udhëheqësi global për brendin e punëdhënësve. Sigurisht që mund të keni dëgjuar për...

EBA – “Employer Branding Academy Albania”

Employer Branding Academy Albania Akademia e Imazhit të Punëdhënësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum. Trajnimi online nis...

12 Keshilla produktiviteti

Ndonjëherë mençuria konvencionale dhe këshillat e dukshme që keni dëgjuar një milion herë nuk bëjnë punë kur keni nevojë për një rritje...

Horoskopi – Demi: Top 10 Profesionet

EkzekutivShef kuzhinierPolitikanProdhuesi i verësDirigjentBlogger bukurieArkëtarProjektuesi i BrendshëmBiologBlerës Demi ka disa tipare mjaft të dallueshme si: etikën, besueshmërinë dhe...

Punet e dites, e hene 19 prill 2021

E hena ka nisur vrullshem ne duapune.com dhe kerkesat per punesim nga bizneset dhe kompanite e ndryshme jane te shumta. Po ju...