Wednesday, October 21, 2020

5 sekretet e punëdhënësve në intervistat e punës

Duhen lexuar

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...

Foto 12Kur një punëdhënës ju fton për një intervistë pune, ata mendojnë se tashmë jeni të kualifikuar. CV juaj, letra e motivimit, aplikimi për punë, apo profili juaj online, i ka siguruar ata për aftësitë tuaja, edukimin dhe eksperiencën për të cilën ata kanë nevojë.

  1. Jini të kujdesshëm mos të humbisni punën

Pasi jeni përzgjedhur për intervistën e punës, shanset janë shumë të mëdha që ju ta keni fituar atë pozicion. Sigurohuni mos ta humbisni këtë mundësi.

  1. Punëdhënësit duan t’ju pëlqejnë si individ

Ju shpesh mund të mendoni: Nëse punëdhënësi ka vendosur t’ju punësojë, përse e bën intervistën e punës? Në fakt, ata duan të kuptojnë nëse ju pëlqejnë si individ, dhe sa mirë do arrini ju të përshtateni në ekipin e tyre. Në momentin që ju përzgjidheni, ju do jeni në kontakt të vazhdueshëm me ta. Prandaj, pëlqimi reciprok është shumë i rëndësishëm.

Ja pse përgjigjet klishe nuk këshillohen. Për shembull, në qoftë se ju thoni se një nga pikat tuaja të dobta është të qënurit një “perfeksionist në punë”, intervistuesi nuk do të mësojë asgjë për ju, përkundrazi, mund të bezdiset nga mungesa juaj e sinqeritetit.

Tregohuni të njerëzishëm, flisni në një mënyrë miqësore. Mundohuni të krijoni një bashkëbisedim të këndshëm me intervistuesin.

  1. Paraqitja është e rëndësishme

Paraqitja juaj ndikon në pranimin apo jo për pozicionin e punës. Nëse jeni veshur shumë sportiv, ekziston mundësia të ngjani jo profesional apo jo serioz për vendin e punës. Gjithashtu edhe tatuazhe apo piercing të dukshëm mund të mos pëlqehen prej punëdhënësve. Mos shfaqni nervozitet dhe emocione. Këto ndjenja i bëjnë punëdhënësit të mendojnë se ju nuk jeni i përshtatshëm për atë punë.

Vishuni në mënyrë profesionale, shkoni pak më herët se orari i përcaktuar dhe jini të qetë. Më pas, çdo gjë do të shkojë mirë.

  1. Mund të jeni tepër kërkues për atë pozicion

Punëdhënësve zakonisht u pëlqejnë kandidatët entuziast, por çdo gjë ka masë!

Mos u tregoni nevojtar. Kjo ju bën të dukeni jo profesional. Për shembull, në qoftë se jeni i punësuar diku tjetër, mos i thoni intervistuesit se mund të filloni punë menjëherë. Kjo tregon që ju jeni të gatshëm të largoheni në mënyrë aspak profesionale nga puna juaj.

  1. Koha jo e përshtatshme

Rregullat lidhur me kohën nuk janë të njejta si për punëdhënësin ashtu edhe për kandidatin. Punëdhënësi merr kohën e tij për t’ju telefonuar për intervistën e punës.

Nga ana tjetër, nëse ju kërkohet të dërgoni referenca të nesërmen, ju duhet t’i dërgoni të nesërmen! Kandidatët duhet të jenë të përpiktë dhe të mbajnë fjalën e dhënë. Gjithashtu, mos e vononi përgjigjen për ofertën e punës. Punëdhënësit po ju punësojnë sepse kanë nevojë për ju në atë moment. Ata kanë nevojë për ndihmë dhe nuk kanë kohë për kandidatë që nuk iu përgjigjen. Ofertat e punës kanë datë skadence!

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...

Pse po e lini punen tuaj aktuale ? – Intervista 14

Kjo pyetje eshte pak “klishe”, por te jeni te sigurte qe do t’jua bejne gjate intervistes nese ju po e lini nje...