Monday, April 12, 2021

5 mënyra për të ndërtuar CV tuaj

Duhen lexuar

5 arsye përse eventet virtuale me qëllim edukimin janë rruga drejt së ardhmes

Rritni nivelin e studentëve të rekrutuar me profesionistë të përshtatur të teknologjisë dhe edukimit. Advent Group është krenar që...

EBA – “Employer Branding Academy” Albania

Employer Branding Academy Albania Akademia e Imazhit të Punëdhësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum. Trajnimi online nis...

Binde drejtuesin per “Employer Branding Academy”

Nis partneriteti mes duapune.com dhe Universum, udhëheqësi global për brendin e punëdhënësve. Sigurisht që mund të keni dëgjuar për...

Kompanite qe po rekrutojne gjate muajit Prill

Pranvera simbolizon kohën e ripërtëritjes ose fillimeve të reja dhe ju mund të ndiheni të frymëzuar për të bërë një ndryshim në...

cvNë një treg konkurues ne duhet të bëjmë gjithcka që mundemi për ta bërë  CV tonë të duket sa më tërheqëse për menaxherët  e rekrutimit. Kjo gjë mund të jetë e vështirë sidomos për moshat e mëdha të cilat mund të hasin probleme jo vetëm për shkak të moshës por edhe fakti se një CV e rifreskuar mund ti bëjë ata  të konsiderohen të mbikualifikuar për pozicionin që ata duan. Këtu janë 5 mënyra pert ta bërë CV tuaj më tërheqëse për të bërë përshtypje me eksperiencën dhe entusiasmin tuaj jo me datën e lindjes.

1.Mos i shkruani datat e diplomimit

Menaxherët e rekrutimit shohin vetëm nëse janë plotësuar kërkesat përsa i përket edukimit kështu që nëse ju nuk e përmendni datën e graduimit ata as që do e vinin re.  Data e diplomimit është një indikator moshe kështu që më mirë mos e shkruani. Data të tilla janë thikë me dy presa pasi edhe nëse  jeni diplomuar së fundmi do konsideroheni pa eksperiencë.

2. Përqëndrohuni në eksperiencat e përshtatshme.

Menaxherët e rekrutimit janë të interesuar të shohin në CV tuaj vetëm ato cilësi dhe arritje të cilat përshtaten me pozicionin që ata duan të plotësojnë. Shumë punëkërkues bëjnë gabim kur shkruajnë sa më shumë informacion që munden duke përmendur të gjitha eksperincat që kanë patur. Shkruani ato eksperienca të cilat kanë lidhje me pozicionin që kërkohet dhe hiqini ato të cilat nuk përshtaten. Pak dhe saktë.

3. Përqëndrohuni tek teknologjitë e reja.

Hiqini të gjitha referencat për teknologji të cilat nuk përdoren më, përmendni vetëm ato që ende gjejnë përdorim.  Përshembull nëse jeni një  dizajner grafik atëhere  ju e dini që program  Macromedia xRes nuk përdoret më atëhere përse duhet ta përmendni në CV tuaj. Listoni vetëm ato programe të cilat janë funksionale në industrinë tuaj.

4. Qëndroni online

Ju pëlqen ose jo shumë punë kërkojnë që të jeni aktiv me median sociale. Pothuajse të gjithë punëkërkuesit mund të përfitojnë nga përdorimi i tweeter, Facebook, apo LinkedIn. Për shumë menaxherë rekrutimi, nëse ju nuk jeni online, ju nuk ekzistoni.

5. Jepini CV tuaj një zë personal

Kanë dalë nga moda CV me fraza të përgjithshme të cilat e kanë humbur kuptimin si “ i përgjegjshëm për” apo “ i orientuar pas detajeve”. Në vend që thjesht ti thoni këto fraza më mirë përmendni një situatë ku vëmendja juaj ndaj detajeve ka ndihmuar. Kurrë mos i thoni një menaxheri rekrutimi vetëm frazën “i përgjegjshëm”, tregoni fakte apo raste të cilat e përshkruajnë këtë cilësi tuajën.  Mos kini frikë të shkruani në vetën e parë në CV-n tuaj, impakti është më i gjallë, askush nuk e tregon historinë tuaj më mirë sesa vetë ju.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

5 arsye përse eventet virtuale me qëllim edukimin janë rruga drejt së ardhmes

Rritni nivelin e studentëve të rekrutuar me profesionistë të përshtatur të teknologjisë dhe edukimit. Advent Group është krenar që...

EBA – “Employer Branding Academy” Albania

Employer Branding Academy Albania Akademia e Imazhit të Punëdhësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum. Trajnimi online nis...

Binde drejtuesin per “Employer Branding Academy”

Nis partneriteti mes duapune.com dhe Universum, udhëheqësi global për brendin e punëdhënësve. Sigurisht që mund të keni dëgjuar për...

Kompanite qe po rekrutojne gjate muajit Prill

Pranvera simbolizon kohën e ripërtëritjes ose fillimeve të reja dhe ju mund të ndiheni të frymëzuar për të bërë një ndryshim në...

Këshilla për profilin tuaj në LinkedIn

Cilat janë mjetet më të rëndësishme për një punëkërkues? Ju ndoshta keni thënë rezyme dhe rrjetin tuaj. Por, çfarë ndodh me platformën...