Saturday, October 24, 2020

5 hapa të thjeshtë për të përmirësuar aftësitë tuaja nga shtëpia

Duhen lexuar

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

Insta1080x1080 1

Nuk ka kohë më te përshtatshme se kjo e izolimit apo e punës në distancë për t’u përqëndruar në zhvillimin profesional. Pavarësisht nëse jeni duke punuar nga shtëpia, ose e gjeni veten jashtë punës gjatë karantinës, nuk ka asnjë kohë si kjo e tanishmja për t’u përqëndruar në zhvillimin profesional. Këtu janë pesë hapa për të identifikuar se cilat nga aftësitë tuaja kanë nevojë për përmirësim dhe si të filloni të vlerësoni aftësitë tuaja nga shtëpia.

 

  1. Identifikoni boshllëqet në aftësitë tuaja

Këto aftësi mund të jenë aftësi që ju i zotëroni mjaft mirë ose aftësi që nuk keni arritur t’i zbuloni më parë. Mënyra më e mirë për të vlerësuar aftësitë tuaja është të vendosni prioritete dhe të filloni punën për t’i përmirësuar.

Ju sugjerojmë të filloni me këtë ushtrim të thjeshtë:

Pikat e forta (aftesitë qe ju i zotëroni mirë):

P.sh. Aftësitë interpersonale, G Suite, menaxhim kalendarik

Aftësitë që kanë nevojë për përmirësim:

P.sh. Microsoft Excel, Quickbooks

Aftësite që do të mësoj: Menaxhimin e projektit

Në kolonën e parë, shkruani një listë të aftësive tuaja më të forta. Këto janë aftësitë që keni mësuar në shkollë ose në punë dhe për të cilat ndiheni më të sigurtë.

Në kolonën tjetër, shkruani aftësitë tuaja ekzistuese që mund të përdoren në disa punë. Përfshini aftësi të vjetra që nuk i keni praktikuar shumë dhe aftësitë më të reja për të cilat nuk jeni plotësisht të sigurtë ende (si psh një program i ri kompjuterik).

Kolona e fundit është për aftësitë që mund t’ju bëjnë një punonjës më të vlefshëm në të ardhmen. Një mënyrë për t’i listuar këto aftësi të reja është të shihni postimet e punëve për të cilat mund të dëshironi të aplikoni dhe t’i veçoni ato. Mendoni për sa i përket aspiratave dhe shikoni pozicione pune që tejkalojnë nivelin e përvojës suaj aktuale.

Për të tre kolonat, sigurohuni që të përfshini aftësi “të buta” si inteligjencën emocionale dhe vendimmarrjen dhe përqendrohuni në përmirësimin e një ose dy “boshllëqeve” të aftësive në një kohë. Intervistuesit do të jenë të lumtur të dëgjojnë për planet tuaja për përmirësimin e aftësive dhe mos harroni të shpalosni qartë aftësitë tuaja më të forta në CV-në tuaj.

 

  1. Shfrytëzoni njohjet tuaja në fushën e punësimit

 

Bashkëmoshatarët dhe kolegët tuaj janë burimi më i saktë kur bëhet fjalë për vendosjen e prioriteteve lidhur me aftësitë që duhet të mësoni. Në këtë kohë të distancës fizike, mos kini turp për të kërkuar sugjerime por thjesht mbani mend se të gjithë e trajtojnë stresin në mënyra të ndryshme. Për ata që janë në gatishëmri t’ju ndihmonë, caktoni një telefonatë dhe përgatisni një listë të pyetjeve paraprakisht. Ju mund t’i kërkoni një menaxheri të punësimit në fushën tuaj, cilat aftësi i konsiderojnë ata më të vlefshme, ose thjesht të kontrolloni me bashkëmoshatarët tuaj për të mësuar se cilat aftësi i kanë ndihmuar ata të përshtaten me këtë formë të re. Përdorni këtë kohë për të fituar njohuri se si mund të përmirësoni aftësitë tuaja ndërsa krijoni mundësi për aplikimet për punë në të ardhmen.

 

  1. Merrni pjesë në një klasë online apo webinare

 

Tani është koha për të mbajtur shënime se cilat aftësi mund të merren në një kurs online. Ka shumë burime falas dhe gjithashtu të tjera me pagesë në dispozicion online. Platformat si Coursera dhe Udemy janë të strukturuara si një klasë online, të kompletuara me leksione video, detyra dhe provime online. Këto kurse mbulojnë gjithçka nga mënyra se si të jesh një komunikues më i mirë, deri te aftësitë teknike.

Shumë platforma të teknologjisë, si HubSpot dhe Salesforce, ofrojnë kurse online në internet të drejtuara posaçërisht drejt përdorimit të produkteve të tyre. Ju madje mund të gjeni programe të certifikimit në internet për aftësi teknike.

Sigurohuni që të përditësoni rezymenë tuaj me kurse të përfunduara dhe certifikata . Punëdhënësit duan të shohin që keni ndërmarrë iniciativën për të vazhduar arsimin dhe zhvillimin profesional.

 

  1. Rregjistrohuni në gazetat online, news letter dhe podcaste për këshillim karriere

 

Nëse një klasë online është një angazhimi i tepërt për ju, ekzistojnë një shumëllojshmëri burimesh arsimore të disponueshme për ju në formën e podcasts, webseries, buletinëve dhe blogjet. Shikoni ëebsite-t tuaja të preferuara dhe këshillat e ekspertëve për të parë ato që ata ofrojnë ose rekomandojnë. Mënyra më e lehtë e të mësuarit në një kohë të shkurtër eshtë të degjoni një podcast. Provoni të dëgjoni një podcast ndërsa gatuani darkën ose ushtroheni. Do të keni mundësi të informoheni të mësoni gjëra të reja dhe ndoshta të përgatiteni për intervistën tuaj të ardhshme në punë.

Dhe mos harroni:

  1. Praktika të bën perfekt

Mënyra më e mirë për të zotëruar një aftësi është ta zbatosh atë dhe nuk ka asgjë që të ndalon të fillosh një projekt më veten. Merrni një mësim nga shkrimtari Luke O’Reilly, i cili krijoi një reklamë për Guinness në kohën e tij të lirë. Reklama u bë virale, duke i marrë vëmendje nga të gjithë bota. Ju gjithashtu mund të angazhoheni vullnetarisht në një nga qendrat sociale apo bamirëse (ojf) që punojnë jashtë orarit në këtë situatë të vështirë. Edhe pse puna e papaguar nuk është qëllimi përfundimtar, të ndihmosh të tjerët në një kohë nevoje është gjithmonë një vendim i mirë dhe puna vullnetare siguron një përvojë të vlefshme të të mësuarit e cila duhet të jetë pjesë e rezymesë tuaj.

 

Përshtatur nga Emi Oga

Për të lexuar artikullin e plotë burimi: https://www.careerbuilder.com/advice/5-steps-to-improve-your-skills-from-home

 

“Miku juaj për punë dhe karrierë”duapune.com

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...