Tuesday, January 19, 2021

5 cilësitë çelës që punëdhënësit kërkojnë

Duhen lexuar

Punet e dites 18/01/2021

Mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, i gjeni duke klikuar: >> Punët e ditës <<

Pse Shqiperia refuzoi vaksinen “Sputnik V”

Pandemia globale Covid-19 përveç vuajtjeve dhe krizës së sistemeve shëndetësore krijoi dhe aleanca e “armiq” të rinj në arenën ndërkombëtare. Gara për...

Pune si OPERATOR telefonik. Shqip/Italisht/Anglisht.

Nje nga pozicionet e punes me kerkesen me te larte per rekrutim ne tregun e punes, perben pa dyshim pozicioni si ...

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

hand shakeT’i bëni përshtypje punëdhënësit që keni tani apo punëdhënësit të ardhshëm ka të bëjë më shumë me sjelljen e duhur që duhet të keni se sa me kualifikimet apo eksperiencat.
Më poshtë po ju japim 5 cilësitë më të pëlqyera për të fituar pëlqimin e punëdhënësit dhe që mund t`ju ndihmojnë për të patur një rol të ri apo promocion.
1.      Besueshmëria dhe qëndrueshmëria
Shumica e njerëzve kur fillojnë një punë të re kanë sjellje shumë të mirë, por me kalimin e viteve është e lehtë për të marrë zakone jo të mira. Këto mund të kenë të bëjnë me ardhjen vonë në punë, ose pakujdesinë në pamjen e jashtme, e cila mund të jetë burim i një bezdie të madhe për kolegët dhe menaxherët.
Tregoni se ju e merrni punën tuaj seriozisht duke qënë të kujdesshëm në një atmosferë profesionalizmi në çdo kohë, mbi të gjitha ju jeni paguar për t’u sjellë në një mënyrë të caktuar.
2.      Ndjenja e iniciativës
Të bëni pyetje është një nga mënyrat më të mira për të mësuar gjëra të reja, dhe puna është vendi më i mirë për ta bërë këtë gjë. Në vend që të shkoni direkt dhe të kërkoni ndihmë te të tjerët, mundohuni ta gjeni informacionin e nevojshëm  vetë. Një kërkim i shpejtë në internet mund t`ju jap detajet që keni nevojë. Fakti që ju përpiqeni t’i bëni gjërat vetë do të tregojë iniciativën tuaj, dhe njerëzit do të jenë më të gatshëm t`ju japin ndihmë kur ju të keni vërtet nevojë.
3.      Aftësia për të tejkaluar parashikimet
Është gjithmonë mirë të surprizoni shefin, menaxherin apo klientët tuaj duke i paraqitur dokumentat më shpejt nga sa kërkohet. Përpiquni të arrini deadline-in e kërkuar dhe bëni më të mirën tuaj për ti bërë detyrat tuaja në kohën më të shkurtër të mundshme.
4.      Përshtatshmëria dhe fleksibiliteti
Mund të ketë raste kur ju kërkohet të bëni diçka që nuk është e lidhur direkt me rolin tuaj. Përpiquni ti shikoni këto kërkesa si mundësi për të treguar aftësitë tuaja, në vend që të ankoheni se kjo nuk është përgjegjësia juaj. Në këtë mënyrë ju do të fitoni reputacion duke qenë i përshtatshëm dhe fleksibël, të cilat janë cilësi shumë të kërkuara për një punonjës.
5.      Angazhimi për tu vetëzhvilluar
Klima ekonomike vazhdon të ketë probleme financiare për shumë organizata dhe është një realitet fatkeq që buxhetet e trajnimit janë zvogëluar. Në qoftë se ju doni të përfitoni nga marrja e njohurive të reja dhe shefi juaj nuk mund  ose nuk do të japë ndihmë, atëherë është mirë të investoni paratë tuaja për studime të mëtejshme.
Siç mund ta shikoni, një punonjës model është ai që bën punën më të mirë të mundshme. Duke patur zakone jo të komplikuara,  ju mund të tregoni se jeni i qëndrueshëm dhe i besueshëm, kush nuk e do një punonjës të tillë në kohë të mira dhe të vështira?

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Punet e dites 18/01/2021

Mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, i gjeni duke klikuar: >> Punët e ditës <<

Pse Shqiperia refuzoi vaksinen “Sputnik V”

Pandemia globale Covid-19 përveç vuajtjeve dhe krizës së sistemeve shëndetësore krijoi dhe aleanca e “armiq” të rinj në arenën ndërkombëtare. Gara për...

Pune si OPERATOR telefonik. Shqip/Italisht/Anglisht.

Nje nga pozicionet e punes me kerkesen me te larte per rekrutim ne tregun e punes, perben pa dyshim pozicioni si ...

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

“Po na iken truri”

Çfarë po ndodh?! Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk...