Tuesday, October 27, 2020

5 biznese qe po kerkojne staf tani ne portal – duapune.com

Duhen lexuar

Western Balkans Digital Summit Tirana 2020

Për shkak të pandemisë COVID-19, Samiti i 3-të Digjital do të organizohet në Platformën Hibride me sesione virtuale të mbajtura gjatë 26-28...

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Ne portalin online te punesimit duapune.com shpallen çdo dite njoftime pune per kategori dhe profile te ndryshme nga biznese te industrive te ndryshme. Nese ju jeni i papune apo ne kerkim te nje pune me te mire, ju sugjerojme te njiheni me 5 biznese / kompani te cilat jane duke kerkuar / rekrutuar staf per pozicione te ndryshme pune. Per te pergatitur CV dhe aplikimin tuaj siç duhet ju njohim shkurtimisht me keto 5 biznese dhe me pozicionet e tyre perkatese.

5 nga bizneset qe po rekrutojne dhe ne kemi perzgjedhur per t’jua prezantuar jane:

1. Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k (CCBS) eshte kompani lider ne tregun shqiptar te pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura nderkombetare si Coca-Cola, Fanta, Sprite, Schweppes, Nestea, Monster.

Vizioni i CCBS
• Gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja për të freskuar njerëzit
• Të kujdeset për shëndetin, mirëqenien si dhe të bëj ndryshim pozitiv në jetën e konsumatoëve të saj si emocionalisht edhe fizikisht.

Siguria
• CCBS beson në njerëzit e saj. Ata janë aseti më i rëndësishëm. Sistemi i tyre i sigurisë dhe i menaxhimit të parandalimit të humbjeve fokusohet në vlerësimin e riskut, minimizimin e riskut për të gjithë punonjësit dhe palët e treta të përfshira në biznes.
• CCBS siguron me anë të sistemit të menaxhimit të sigurisë së ushqimit, që kjo kompani është në gjendje të përmbushë standartdet maksimale të sigurisë ushqimore në prodhimin dhe tregëtimin e produkteve të saj.

Per ju qe deshironi te punoni ne sektorin e shitjeve si ekzekutive, specialiste apo menaxhere njihuni me punet aktive nga Coca-Cola Bottling Shqiperia:

Ekzekutiv Shitjesh për zonën e Lezhës

Analist i Kontrollit të Standarteve nga Sistemi

Specialist i Vëzhgimit të Terrenit (Jug)

Brand Manager

National Sales Manager for B2B

*Per me shume informacion klikoni mbi secilin pozicion.

2. UniComs Switzerland

Nese profesioni juaj lidhet me sektorin e mjekesise apo ka te beje me te, ju duhet te njiheni me mundesite qe ofron kjo kompani dhe ta ndiqni ate per pozicione te ngjashme ne te ardhmen. Themeluar në 1998 me qëllimin kryesor të zhvillimit dhe marketingut të markave më të mira dhe inovative të diagnostikimit dhe shtojcave ushqimore për të ndihmuar në përmirësimin e stilit të jetës përmes një kujdesi më të mirë për veten, UniComs Switzerland funksionon jashtë Sofjes, në Bullgari dhe ka arritur të bëhet lider me marka të ndryshme diagnostikuese në tregjet ku performon. Specializuar në katër kategori kryesore – teste diagnostike, pajisje diagnostikuese, kujdes për frymëmarrjen dhe shtesa ushqimore, UniComs krenohet me shumë marka të njohura. Per me shume ju mund te njiheni me kompanine ne https://unicoms.com/

Punet aktive nga UniComs Switzerland:

Medical Representative

Sales Representative – Medical devices

*Per me shume informacion klikoni mbi secilin pozicion.

3. EVEREST SHPK

Kompania Everest e ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 1997 në fushën e ndërtimit. Gjatë viteve ajo është shndërruar nga një ndërmarrje e vogël rikonstruksioni në një sipërmarrje të guximshme ndërtimore me shumë projekte të realizuara me sukses në mbarë vendin. Në fillim të vitit 2005 Everest hapi fabrikën e prodhimit të profileve të aluminit. Sot, në mjediset e saj të prodhimit janë të instaluara dy presa të mëdha 1400 dhe 1800 ton dhe me një kapacitet vjetor prodhimit prej 9600 ton. Gjithashtu në mjediset e fabrikës gjenden dy furra lyerje të fjalës së fundit të teknologjisë.

Everest,veç veprimtarisë të saj në ndërtimet civile dhe industriale, prodhimit të profileve cilësore të aluminit, tregtimit të markave më të njohura të aksesorëve të aluminit është edhe një lojtar gjithnjë dhe më i rëndësishëm në prodhimin e fasadave strukturale dhe gjysëm strukturale.

Ju njohim me punet aktive nga EVEREST SHPK:

Inxhinier Ekonomik

Inxhinier Mekatronik

Inxhinier Mekanik (dega strukture)

Inxhinier Materialesh

Inxhinier Ndertimi (Strukturist)

Arkitekt

*Per me shume informacion klikoni mbi secilin pozicion.

4. VALTELINA sh.p.k

Per te apasionuarit e kafese ^-^ (te apasionuarit pas ketij biznesi) apo ju qe keni eksperience ne shitje dhe logjistike ne kete lloj biznesi, ju ftojme te njiheni me mundesite qe ofron Loricaffè.

Loricaffè u krijua ne vitin 1995, me objektiv te qarte; pasurimin e tregut shqiptar me aromen e vertete te kafese ekspres italiane. Hapat e pare nisen me nje pjekese te thjeshte, por pak kohe pas krijimit te saj, u vertetuan vlerat e verteta, cka beri qe dhe objektivi per te kapur majat ne tregun shqiptar por edhe me gjere, te kthehej ne realitet. Sot, Loricaffè eshte prodhuesi me i madh, me produktet e shumellojshme te kafese me cilesore ne vend. Marredhenia e hapur me klientet eshte receta e suksesit, e cila e ka kthyer Loricaffè ne nje lider te tregut. Pasioni per kafene eshte motoja jone dhe kete, kemi arritur ta perhapim kudo, ne bare, zyra e shtepi. Shija e mrekullueshme e mishelave tona nuk njeh limite sepse produktet permiresohen ne cdo kohe duke u bazuar ne plotesimin e kerkesave dhe kenaqesive te konsumatorit. Ndertimi i nje rrjeti te drejteperdrejte dhe korrekt te shperndarjes, jane kolonat ne te cilat mbeshtetet aftesia e kompanise per te qene fluide ne nje treg qe ka njohur vetem rritje.

Punet aktive nga VALTELINA sh.p.k jane:

Teknik Ekspresi

Pergjegjes Logjistike

Menaxher i Shitjes

*Per me shume informacion klikoni mbi secilin pozicion.

5. Wizz Air

Wizz Air është linja ajrore evropiane “low cost” (me kosto të ulët), me rritjen më të shpejtë ne treg. WIZZ eshte nje nga linjat ajrore që ka një nga rrjetet më unike të destinacioneve në Evropë. Ekipi i kabinës, pilotët dhe personeli tokësor vendosin zemrën e tyre në punën që ata bëjnë, duke siguruar nje ambien pozitiv që klientet dhe stafi të kene një udhëtim të sigurt dhe të kënaqshëm. Wizz Air operon me një flotë prej 119 avionësh ultramodernë të familjes Airbus A320 dhe eshte i renditur në mesin e dhjetë transportuesve më të sigurt me kosto të ulët të vitit 2019. Me mbi 600 rrugë nëpër Evropë dhe më gjerë, ekipi i Wizz Air ka mundesine e perjetimit te eksperiencave unike si nga ana profesionale ashtu edhe shpirterore.

Pune aktive nga Wizz Air:

Cabin Crew Tirana, Albania

*Per me shume informacion klikoni mbi pozicionin e punes.

“Miku juaj per pune dhe karriere”duapune.com

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Western Balkans Digital Summit Tirana 2020

Për shkak të pandemisë COVID-19, Samiti i 3-të Digjital do të organizohet në Platformën Hibride me sesione virtuale të mbajtura gjatë 26-28...

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.