Thursday, October 22, 2020

4 këshilla thelbësore për të punuar nga shtëpia gjatë pandemisë së koronavirusit

Duhen lexuar

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Artikulli 1

Në mes të pandemisë së re të koronavirusit, shumë kompani po zbatojnë politika vullnetare ose të detyrueshme nga shtëpia. Kjo do të thotë që shumë prej nesh janë përpara një sfide të pazakontë: duke punuar nga shtëpia për herë të parë, me kohë të plotë.

Të gjithë po e shohim se sa e vështirë është të balancojmë çdo përgjegjësi, pavarësisht se kemi akses 100% në botën online. Dhe kjo mbi të gjitha për shkak të nivelit të lartë të stresit dhe informacionit që marrim 24/7.

Këshillat që po ndajmë më poshtë me ju do t’ju ndihmojnë të siguroheni që jeni të suksesshëm, si në kryerjen e punës suaj ashtu edhe në ruajtjen e mirëqenies mendore:

1. Vishuni mirë 😛

Mund të duket si një sugjerim i thjeshtë, por është një çështje thelbësore.
Ju nuk keni nevojë të visheni aq zyrtarisht sa për punë, sigurisht, por thjesht ndryshimi i rrobave shërben si një sinjal se është koha të zgjoheni dhe të nisni me përgjegjësitë e ditës. “Mos e nënvlerësoni fuqinë e veshjes së rrobave të përshtatshme për punë. Kjo ju bën të ndjeheni me vetëbesim dhe ju ndihmon të bëni ndarjen mes të qenit në punë dhe të qenit në shtëpi.

2. Caktoni një hapësirë pune ose “zyrë” të brendshme

Një nga sfidat e mëdha kur bëhet fjalë për të punuar në distancë është krijimin e ndarjes së veçantë mes punës dhe shtëpisë tuaj. Nëse nuk shkëputeni plotësisht nga puna pas orarit që i keni vendosur vetes ose që keni rënë dakord me supervizorin tuaj, atëherë produktiviteti juaj do të jetë edhe më i ulët por edhe jeta juaj në shtëpi mund të marrë një “goditje” gjithashtu.

Megjithëse mund të duket qejf të jesh në gjendje të lëvizësh nga tavolina në shtrat në divan, nëse e lejon laptopin të zvarritet në hapësirën tënde joproduktive, e bën më të vështirë ta ruash këtë ndarje.
Kjo sigurisht lidhet drejtpërdrejt dhe me orarin tuaj të punës. Do të merrni maksimumin dhe do të jeni më të gatshëm për t’u “transferuar” përsëri në zyrë nëse përmbaheni me orët tuaja të rregullta.

Dallimi më i madh midis punës nga shtëpisë dhe punës në zyrë është se ju jeni përgjegjës për mjedisin tuaj dhe duhet ta trajtoni veten si një punonjës, por edhe të dish te vendosësh limite, ashtu si një menaxher i mirë do të bënte.

3. “Rruga për në punë”

Rruga në mëngjes për në punë, nuk vlen vetëm për të lëvizur nga një vendndodhje fizike në tjetrën — por gjithashtu i jep kohë trurit tuaj të përgatitet për punë. Vetëm se nuk po levizni, nuk do të thotë që nuk duhet të krijoni disa rutina ekuivalente edhe ne shtepi.
Ndoshta ju zakonisht dëgjoni muzikë ose podcast gjatë rrugës për në punë. Ju mund t’i bëni këto edhe në shtëpi. Ose mbase mund të kaloni pak kohë me një kafshë shtëpiake ose familjarët tuaj. Një opsion ideal është edhe stërvitja ose të kaloni kohën duke u marrë me një hobi që keni kohë që e keni lënë pas dore. Por mos harroni, kjo nuk duhet t’ju marrë gjithë ditën e ditës 😛 Mos u shperqendroni!

4. Mos harroni të socializoheni!

Kur e gjithë zyra fillon papritur të punojë nga shtëpia, ju ndërprisni shumë ndërveprime sociale të rastësishme që keni zakonisht gjatë gjithë ditës, të cilat ju ndihmojnë të ndjeheni më pak të vetmuar dhe të prishni monotoninë e punës. Ne harrojmë ndonjëherë se duhet të jemi të rrethuar me njerëz. Shpesh janë “alarmet” e vogla kur komunikojmë dhe rastësitë që i bëjnë ditët tona të jenë unike. Dhe sidomos në këto ditë, kemi më shumë nevojë se kurrë për këtë “dozë” pozitiviteti dhe komunikimi.

 

dupune.com

Miku juaj pë punë dhe karrierë

Përshtatur nga Endri Qenanaj / https://www.themuse.com/advice/coronavirus-work-from-home-tips

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...