3 rregullat qe garantojne nje përshtypje te mire ne intervista pune

0
438

1.Jepini përgjigje pyetjes.

Të gjithë bëjmë gabime. Dhe kushdo që interviston për ndonjë pozicion pune e di këtë. Por, kur e dini që gabimi  ishte i juaji, pranojeni dhe tregoni mënyrën se si e menaxhuat situatën. Askush nuk dëshiron të punojë me dikë që gjithmonë ia hedh fajin dikujt tjetër.

Kur keni dyshime, zgjidhni një rast kur për gabimin tuaj mund të tregoni detaje dhe sigurohuni që ju të dilni mirë nga përshkrimi.

Kjo lloj përgjigjeje përfshin gabimin (e pranuar), mësimet nga eksperienca dhe veprimet e ndërmarra për t’u rritur profesionalisht.

2. Mos supozoni se do të mbaroni së foluri për gabimin tuaj pasi t’i jeni përgjigjur pyetjes.

Një përgjigje e sinqertë për një gabim që keni bërë në të kaluarën do të vlerësohet. Madje, ndershmëria juaj do të vlerësohet akoma më shumë nga intervistuesi, i cili do të ketë pyetje vijuese.

Ajo që rekomandohet është që të jeni të hapur për të gjitha aspektet e gabimit tuaj.

3. Edhe nëse gabimi juaj ishte thjesht për shkak të pozicionit të punës, mos e fajësoni kompaninë tuaj të mëparshme.

Ndonjëherë një punë e caktuar thjesht nuk është e përshtatshme për ju. Ndodh! Por mbani mend, ndërsa është mirë të jeni të tregoheni të sinqertë kur flisni për gabimet e mëparshme, përpiquni të mos shfajësoheni me faktin se  thjesht nuk ju pëlqente shefi, ekipi ose kompania juaj e dikurshme.

Në vend të kësaj, rishikoni përsëri mënyrën se si flisni për arsyet tuaja të largimit. Edhe më mirë, nëse keni disa rrethana unike. Një përgjigje si kjo më poshtë do t’ju japë disa pikë plus :

Askujt nuk i pëlqen të flasë për gjëra që nuk i kanë bërë mirë në të kaluarën. Por, duhet të jeni të gatshëm të flisni për gabimet që keni bërë në të kaluarën duke nxjerr në pah pikat tuaja të forta. Sinqeriteti dhe ndershmëria janë të vlerësuara nga rekrutuesit, ndaj mos hezitoni të pranoni gabimet tuaja në punë. Tek e fundit të gjithë gabojmë, por ajo çfarë na dallon nga të tjerët është reagimi dhe eksperienca që fitojmë në çdo rast.

Per me shume keshilla mbi intervistimin lexoni KETU.