Monday, January 25, 2021

3 Elementë thelbësorë për një Letër Interesi

Duhen lexuar

5 keshilla per menaxheret e ‘digital marketing’

Suksesi i një fushate reklamuese dixhitale varet nga një larmi faktorësh: Nga shënjestrimi i audiencës së duhur te shndërrimi i tyre në...

Si t’a kuptoni qe eshte koha per ndryshim karriere?

Askush nuk mund të garantojë që ju do të punoni në të njëjtin pozicion gjithë jetën tuaj. Ndonjëherë do të doni të...

15K+ ndjekes ne faqen LinkedIn te duapune.com

Sot, duapune.com feston arritjen e me shume se 15,000 ndjekesve ne faqen e saj ne LinkedIn! Qe prej...

Ftese per anetaresim ne platformen “Rrjeti i Profesionisteve ne Diaspore”

Rrjetëzimi i kapitalit social të shqiptarëve në Diasporë ka qenë shpesh objekt i disa inciativave të limituara dhe personale të disa organizatave...

3 Elementët thelbësorë për një Letër Interesi (cover letter) të suksesshme

A i keni parasysh “puzzles”. Ato janë të përbërë nga pjesë të ndryshme që përshtaten së bashku në një mënyrë specifike për të plotësuar një imazh, apo jo?

Letra e interesit është pak a shumë si një “puzzle”. Kur vendosni secilin komponent në vendin e duhur, ju krijoni një pamje të plotë.

Ju njohim me elementët kryesorë të një Letre Interesi:

  1. Një hyrje përfshirëse dhe origjinale (mos kopjoni nga shembujt)

Jo “Unë po aplikoj për pozicionin e punës si…”.

Jo “Unë po shkruaj për t’u konsideruar për një rol në kompani…”.

Jo “Përshëndetje! Si po ia kaloni? Të lutem më punësoni! ”

Hyrja në letrën e interesit është gjithçka. Mënyra se si ju e nisni një letër interesi ndikon nëse dikush do të ketë interes për t’a lexuar. Dhe ju dëshironi që punëdhënësit t’a lexojnë, apo jo?

Të fillosh me diçka që ju lidh menjëherë me kompaninë është thelbësore. Edhe nëse paragrafi juaj i dytë është diçka që nuk ndryshon kurrë, atëherë prezantimi i parë duhet të ketë diçka që i tregon punëdhënësit,se ju e keni shkruar Letrën e Interesit vetëm për kompaninë ku po aplikoni.

Për shembull:

  • Mund të jetë një kujtim i fëmijërisë që lidhet me misionin e kompanisë. (psh. I apasionuar qw nw fwmijwri pas markws … ndiqja çdo reklamw dhe blija çdo produkt tuajin…)
  • Mund të jetë një histori për kohën kur u dashuruat me produktet e kompanisë.
  • Mund të jetë një anekdotë nga një punë ose përvojë tjetër pune që tregon për ju si punonjës.

Çfarëdo mënyre hapje që të vendosni në letrën tuaj t ë interesit, sigurohuni që të jetë një hapje mbreslënëse.

  • Përmbajtje të qartë

Disa nga paragrafët në vijim duhet të përfshijnë një nga këto gjëra:

  • Nëse jeni dikush që po ndryshon punën? duhet të shpjegoni këtë kalim, nga njëra punë në tjetrën.
  • Nëse nuk po ndryshoni punë?përdorni pikërisht këtë pjesë të letrës së interesit për të impresionuar punëdhënësit me aftësitë më të forta që keni që janë në përputhje me përshkrimin e punës dhe qw ju shpresoni t’i zhvilloni nw kompani.

Pjesa e përmbajtjes ështe pjesa kur ju duhet t‘a “shisni “veten dhe të shpjegoni pse jeni ju i përshtatshëm për atë pozicion pune.

Kjo pjesë duhet të ketë një ndërthurje të aftësive të” buta “dhe të “forta”.

Flisni për aftësitë tuaja që përputhen me punën e ofruar dhe për eksperiencën tuaj (përdorni fjalët kyçe të vendosura në përshkrimin e punës), por gjithashtu theksoni aftësinë tuaj për të bashkëpunuar me ekipin dhe të komunikuarit në mënyrë efektive.

Kompanitë po përqafojnë origjinalitetin, po përqafojnë njerëzimin, ata po kërkojnë punonjës që do t’i përshtaten kulturës së tyre.

Pra mendoni pak:

  • Cilat janë vlerat tuaja?
  • Cilat janë pikat tuaja të forta?

Këto duhet të jenë me patjetër pjesë e letrës tuaj mbështetëse.

  • Një mbyllje të shkëlqyeshme

Linja juaj përmbyllëse duhet të përfshijë hapat në vijim:

  • Unë mirëpres mundësinë për të biseduar më tepër me ju, për mënyrën se si mund të kontribuoj në kompaninë tuaj
  • Sipas mundësisë suaj, do të doja të caktonim një kohë të përshtatshme që ne të diskutonim për këtë rol dhe se si eksperienca ime mund të jetë njw vlerw e shtuar pwr kompaninw tuaj.

Por më e rëndësishmja, sigurohuni që të tregoheni mirënjohës dhe mos harroni t’i falënderoni ata .Do të ishte mirë t’a përmbyllnit letrën tuaj me linjën si: “Faleminderit për konsideratën tuaj”

Shembulli 1 – Asistent Juridik
Shembulli 2 – Përfaqësues i Shitjeve

“Miku juaj për punë dhe karrierë” – duapune.com

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

5 keshilla per menaxheret e ‘digital marketing’

Suksesi i një fushate reklamuese dixhitale varet nga një larmi faktorësh: Nga shënjestrimi i audiencës së duhur te shndërrimi i tyre në...

Si t’a kuptoni qe eshte koha per ndryshim karriere?

Askush nuk mund të garantojë që ju do të punoni në të njëjtin pozicion gjithë jetën tuaj. Ndonjëherë do të doni të...

15K+ ndjekes ne faqen LinkedIn te duapune.com

Sot, duapune.com feston arritjen e me shume se 15,000 ndjekesve ne faqen e saj ne LinkedIn! Qe prej...

Ftese per anetaresim ne platformen “Rrjeti i Profesionisteve ne Diaspore”

Rrjetëzimi i kapitalit social të shqiptarëve në Diasporë ka qenë shpesh objekt i disa inciativave të limituara dhe personale të disa organizatave...

Nuk keni perqendrim ne pune? 10 keshilla.

Në botën dinamike të sotme, të mësuarit për të bërë më shumë në më pak kohë është thelbësore për zhvillimin personal dhe...