Monday, April 12, 2021

2.Shpallje konkursi/Pozicioni: Koordinator Drejtues

Duhen lexuar

5 arsye përse eventet virtuale me qëllim edukimin janë rruga drejt së ardhmes

Rritni nivelin e studentëve të rekrutuar me profesionistë të përshtatur të teknologjisë dhe edukimit. Advent Group është krenar që...

EBA – “Employer Branding Academy” Albania

Employer Branding Academy Albania Akademia e Imazhit të Punëdhësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum. Trajnimi online nis...

Binde drejtuesin per “Employer Branding Academy”

Nis partneriteti mes duapune.com dhe Universum, udhëheqësi global për brendin e punëdhënësve. Sigurisht që mund të keni dëgjuar për...

Kompanite qe po rekrutojne gjate muajit Prill

Pranvera simbolizon kohën e ripërtëritjes ose fillimeve të reja dhe ju mund të ndiheni të frymëzuar për të bërë një ndryshim në...

osi_logo2Programet: Qeverisja e Mirë dhe Shoqëria Civile

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – Soros shpall konkursin për punësim në pozicionin e Koordinatorit të Programit për Programet e Qeverisjes dhe Shoqërisë Civile. OSFA u themelua në vitin 1992 nga Instituti i Shoqërisë së Hapur (OSI), New York dhe është i përkushtuar në vendosjen e vlerave të një shoqërie të hapur në Shqipëri. Programet e OSFA-se janë të lidhura drejtpërdrejt me realizimin e këtëj misioni. (Për të mësuar më shumë mbi Programet e OSFA vizitoni faqen e internetit www.soros.al).

Detyra të përgjithshme (por që nuk kufizohen vetëm në të mëposhtmet):

· Merr pjesë aktive dhe bashkëpunon ngushtë me Drejtorin Ekzekutiv në hartimin e strategjisë dhe politikave të programit të Fondacionit.
· Kryen punë kërkimore që synojnë analize të situatave dhe të dokumenteve të ndryshme në fushën e Qeverisjes dhe Shoqërise Civile.
· Koncepton dhe parashtron opsione dhe alternativa për nderhyrje si dhe jep ide për inicimin e projekteve të reja.
· Ofron mbështetje, këshillim dhe drejtim për skuadrën e programit.
· Pergjigjet për cilësinë e projekteve/aktiviteteve të lidhura me programet (përmes shqyrtimit, monitorimit dhe vlerësimit).
· Përfshihet në trajnime dhe aktivitete të tjera me synim ngritjen e kapacitetit.
· Dizenjon dhe realizon aktivitete avokuese.
· Kontribuon në përcaktimin e fokusit të avokimit dhe zhvillimit të programeve të avokimit në bazë të strategjisë së fondacionit.
· Punon për të vendosur aleanca dhe partneritete me aktorë relevantë të fushave, për të maksimizuar impaktin e punës avokuese të OSFA.
· Përfaqëson OSFA në aktivitete kombëtare e ndërkombëtare.
· Angazhohet me aktivitete që synojnë ngritjen e fondeve për fondacionin.

Kërkesa

Eksperiencë Profesionale:

·  Eksperiencë në punë të lidhura me fokusin e programeve të mësipërme, për jo më pak se 5 vjet.
·  Eksperiencë në drejtim për jo më pak se 3 vjet.

Kualifikime:

· Diplomë universiteti në një fushë relevante për programet (studimet pasuniversitare të preferuara).
· Trajnime formale në fushën e qeverisjes dhe shoqërisë civile.

Aftësi të tjera:

· Njohje shumë të mira të problemeve aktuale me të cilat përballet aktualisht shoqëria Shqiptare.
· Aftësi të mira drejtuese (programe, burime njerezore dhe financiare).
· Aftësi të shkëlqyera të të menduarit strategjik dhe analitik.
· Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë vendime të menjëhershme.
· Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
· Gatishmëri për të udhëtuar brenda dhe jashtë Shqipërisë.
· Njohuri të shkëlqyera të gjuhës Shqipe dhe Agleze.
· Njohuri kompjuterike (Programet e MS Office).

Aplikantët e interesuar ftohen të dorëzojnë elektronikisht dhe dorazi, brenda datës 13 Tetor, ora 17:00, dokumentat e mëposhtëm:

· CV të detajuar (ku përfshihen kontaktet për referencat)
· Letër motivimi
· Diplomë të studimeve universitare (dhe pasuniversitare sipas rastit)

në adresën elektronike: [email protected] dhe në zyrën e fondacionit (Rr, “Qemal Stafa”, p.120/2, Tiranë).

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

5 arsye përse eventet virtuale me qëllim edukimin janë rruga drejt së ardhmes

Rritni nivelin e studentëve të rekrutuar me profesionistë të përshtatur të teknologjisë dhe edukimit. Advent Group është krenar që...

EBA – “Employer Branding Academy” Albania

Employer Branding Academy Albania Akademia e Imazhit të Punëdhësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum. Trajnimi online nis...

Binde drejtuesin per “Employer Branding Academy”

Nis partneriteti mes duapune.com dhe Universum, udhëheqësi global për brendin e punëdhënësve. Sigurisht që mund të keni dëgjuar për...

Kompanite qe po rekrutojne gjate muajit Prill

Pranvera simbolizon kohën e ripërtëritjes ose fillimeve të reja dhe ju mund të ndiheni të frymëzuar për të bërë një ndryshim në...

Këshilla për profilin tuaj në LinkedIn

Cilat janë mjetet më të rëndësishme për një punëkërkues? Ju ndoshta keni thënë rezyme dhe rrjetin tuaj. Por, çfarë ndodh me platformën...