Monday, January 25, 2021

Ndihmë! Kam nevojë për punë…por nuk kam eksperiencë

Duhen lexuar

5 keshilla per menaxheret e ‘digital marketing’

Suksesi i një fushate reklamuese dixhitale varet nga një larmi faktorësh: Nga shënjestrimi i audiencës së duhur te shndërrimi i tyre në...

Si t’a kuptoni qe eshte koha per ndryshim karriere?

Askush nuk mund të garantojë që ju do të punoni në të njëjtin pozicion gjithë jetën tuaj. Ndonjëherë do të doni të...

15K+ ndjekes ne faqen LinkedIn te duapune.com

Sot, duapune.com feston arritjen e me shume se 15,000 ndjekesve ne faqen e saj ne LinkedIn! Qe prej...

Ftese per anetaresim ne platformen “Rrjeti i Profesionisteve ne Diaspore”

Rrjetëzimi i kapitalit social të shqiptarëve në Diasporë ka qenë shpesh objekt i disa inciativave të limituara dhe personale të disa organizatave...

find jobJu jeni duke kërkuar për punën tuaj të parë dhe për ta pasur atë ju duhet të keni disa eksperienca- por si të keni ekperienca kur nuk keni një punë? Në fakt, një nga pyetjet e bëra më shpesh nga ata që kërkojnë për herë të parë punë është si të aplikoj për një punë kur nuk kam patur eksperienca pune? Lajmi i mirë  është se ka mënyra dhe mjete për të patur punën tuaj të parë dhe për të fituar ekperiencë. Në fillim ne duhet të pranojmë se janë disa punë ku një punonjës duhet të ketë eksperiencë dhe nuk do ti kërkohet azgjë tjetër. Shumë shpesh kjo ndodh kur ata nuk mund të përballojnë kohën dhe shpenzimet për të trajnuar një fillestar. Në këtë rast ata do të kërkojnë njerëz të cilët e kanë bërë punën më parë, dhe ju nuk mund të bëni dot gjë për këtë.

Eksperienca në punë.
Të fitosh disa eksperienca pune nuk është e pamundur. Për këtë ju duhet të jeni proaktiv-  e cila nënkupton që në vend që të prisni për një punë që të reklamohet ju duhet të filloni të trokisni në dyer të ndryshme madje edhe kur nuk ka punë të hapura për momentin. Gjeni emrin e dikujt i cili ka në ngarkim një departament të caktuar ku ju doni të punoni, dhe shkruajini atij. Kjo mund të jetë një parukeri, vetenari, një fabrikë apo një agjensi reklamash. Eksperienca e punës është e papaguar por është një mundësi për ata që sapo kanë mbaruar shkollën deri në 6 muaj pas mbarimit të shkollës. Shumë shpesh, nëse ju tregoni entuziazmin dhe sjelljen e duhur, do t`ju ofrohet një lloj pozicioni ose të paktën do t`ju premtohet për një punë kur situata të rregullohet.

Internshipet dhe mësimet në profesion.
Disa kompani kanë një skemë për të fituar eksperiencë pune të quajtur ‘internship’ ku marrin një numër të limituar njerëzish të rinj në mënyrë që ti lejojnë ata të fitojnë të gjitha njohuritë e rëndësishme. Mësimet e profesionit janë zakonisht një term më i gjerë dhe angazhim më formal nga kompania për t`ju marrë dhe për t`ju trajnuar nën drejtimin e profesionistëve.

Shkruajini një punonjësi i cili nuk e ka të reklamuar një punë.
Nuk ka asnjë gjë që mund t`ju ndalojë ju të shkruani një letër të sjellshme te çdo punëdhënës duke i pyetur nëse ka mundësi t`ju lejojë ju të fitoni një eksperiencë pune te kompania e tij. Shumë njerëz e kanë filluar karrierën e tyre në këtë mënyrë. Ju duhet të bëni disa kërkime për të ditur kujt ti shkruani. Pasi e keni bërë këtë shkruani një letër motivimi të mirë për të shjeguar se çfarë jeni duke kërkuar ( nuk është e nevojshme të jetë e gjatë, por duhet të tregojë që ju jeni shumë entuziast dhe keni interes për kompaninë). Ju gjithashtu duhet të shtoni CV-në tuaj. Si një kërkues pune fillestar, asnjë punonjës nuk do të pres nga ju të keni një CV plot me eksperienca pune. Kjo do të thotë që pjesa më e madhe e CV-së tuaj do të jetë bërë nga cilësitë tuaja dhe shkolla. Por kjo nuk do të thotë që ju mos të përpiqeni të bëni një CV të mirë. Për shembull, nëse keni bërë ndonjë punë gjatë pushimeve, ju mund ta fusni atë në CV-në tuaj. Gjithashtu, nëse  keni bërë ndonjë gjë të rëndësishme, si punë për bamirësi ose ndonjë punë tjetër komuniteti, ose ju është dhënë një çmim për diçka. Këto janë gjëra që mund të futen në CV për ti dhënë punëdhënësit tuaj potencial një mundësi për të parë çfarë lloj personi ju jeni. Shkurtimisht, ju duhet të bëni disa përpjekje që me anë të CV-së të nxirrni në pah cilësitë tuaja.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

5 keshilla per menaxheret e ‘digital marketing’

Suksesi i një fushate reklamuese dixhitale varet nga një larmi faktorësh: Nga shënjestrimi i audiencës së duhur te shndërrimi i tyre në...

Si t’a kuptoni qe eshte koha per ndryshim karriere?

Askush nuk mund të garantojë që ju do të punoni në të njëjtin pozicion gjithë jetën tuaj. Ndonjëherë do të doni të...

15K+ ndjekes ne faqen LinkedIn te duapune.com

Sot, duapune.com feston arritjen e me shume se 15,000 ndjekesve ne faqen e saj ne LinkedIn! Qe prej...

Ftese per anetaresim ne platformen “Rrjeti i Profesionisteve ne Diaspore”

Rrjetëzimi i kapitalit social të shqiptarëve në Diasporë ka qenë shpesh objekt i disa inciativave të limituara dhe personale të disa organizatave...

Nuk keni perqendrim ne pune? 10 keshilla.

Në botën dinamike të sotme, të mësuarit për të bërë më shumë në më pak kohë është thelbësore për zhvillimin personal dhe...