“Në kërkim të punëve të reja” – Ja çfarë rezulton nga pyetësori i duapune.com

Gjatë javëve të fundit duapune.com ka realizuar një pyetësor të shkurtër për një analizë të shpejtë të sjelljes së punëkërkuesve në tregun e punës, gjatë një situate izolimi dhe tkurrje të biznesit. Rezultatet tregojnë se gjatë kësaj periudhe njerëzit kanë qenë vazhdimisht në kërkim të punëve të reja. Kjo për efekt largimi nga puna ose për të kërkuar një mundësi më të mirë.

Gjithsesi, pyetjes për gjendjen aktuale të punësimit ata i janë përgjigjur në 76.1% se janë të papunë dhe vetëm 23% të punësuar.

Aktualisht:

Pjesa më e madhe e të pyeturve janë femra (67.3%), grupmosha më e shpeshtë është 20-30 vjeç (63.7%)  dhe kanë kryer arsimin e lartë nivelin Master 42.5%  e pjesëmarrësve.

Grupmosha:

Sipas të dhënave të këtij pyetësori punëkërkuesit u përkasin profesioneve të ndryshme dhe 23% e tyre janë të punësuar në Financë, Shitje, Menaxhim, Ndërtim dhe Industri e Rëndë, Teknologji Informacioni, Shërbim Klienti, Arsim etj., por ajo që vihet re është se 41.6%  e tyre kanë më pak se 1 vit eksperiencë dhe 38.9% e tyre kanë 1-5 vjet eksperiencë në profesion.

E megjithëse ata janë të kënaqur me profesionin e tyre apo me punën që bëjnë (47.8% e tyre), ata janë të pakënaqur me punën aktuale për sa kohë 97.3% e të pyeturve janë në kërkim të një pune.

Aktualisht:

Arsyet mund të jenë për shkak të papunësisë, pasigurisë në punë, kushteve jo të favorshme në punën aktuale gjatë kësaj periudhe por edhe sepse mund të kenë pasur kohë të reflektojnë dhe të shohin për mundësi të reja. 39.8% e pjesëmarrësve në këtë pyetësor janë shprehur se ata kanë llogari aktive në duapune.com dhe 16.8% do të hapin së shpejti një llogari për të kërkuar mundësi më të mira.

Keni llogari në duapune.com?

Ata gjithashtu e kanë vlerësuar maksimalisht portalin duapunë në masën 50.4% si portal i besueshëm dhe në shërbim të kërkesave të tyre në lidhje me punësimin.

Në lidhje me vlerësimin e duapune.com (ku 1 është shumë dobët, 2 dobët, 3 neutral, 4 mirë, dhe 5 shumë mirë) kemi marrë këto vlerësime:

 

Për të marrë edhe ju informacionet më të fundit rreth mundësive të reja të punësimit plotësoni formën këtu.

Ndërkohë që jeni duke lexuar këtë artikull dhe ndoshta po hapni një llogari në duapune.com ne kemi një pyetje:

A mund të punoni online dhe cilën punë mund të bëni? Klikoni këtu.

Ekipi i duapune

Related Posts
Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *