Bashkë me #duapune kundër #Covid19

Miq të duapune.com,

Ashtu si në të gjithë botën edhe ne jemi duke u përballur me situatën e jashtëzakonshme të përhapjes së #Covid-19, situatë e cila ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën tonë të të jetuarit. duapune.com dëshiron t’ju bëjë me dije se në gjithë këtë situatë, nuk jeni vetëm.
Ne ju falenderojmë për besnikërinë dhe solidaritetin tuaj tani dhe kemi besim se normaliteti në biznes do të kthehet shpejt.

Ekipi ynë, i cili po punon me kapacitet të plotë, me një riorganizim dhe siguri maksimale për të gjithë punonjësit, është në dispozicion për të gjithë punëkërkuesit dhe punëdhënësit në përmbushjen e kërkesave dhe nevojave që lidhen me fushën e punësimit dhe jo vetëm. Situata e re kërkon nga të gjithë ne një mendësi ndryshe, dhe një përshtatshmëri të shpejtë në kushtet e reja. Këtë situatë e shikojmë si një mundësi të mirë për të përmirësuar dhe rritur efikasitetin e modelit tonë të biznesit, për të qënë sa më afër jush në këtë periudhë të vështirë.

duapune.com është në shërbimin tuaj të plotë për çdo nevojë tuajën në fushën e punësimit, në gjetjen e punës më të përshtatshme apo të kandidatit më të aftë. Portali ynë ka një shikueshmëri të lartë, në të gjitha rrjetet sociale me mbi 300,000 ndjekës si në Facebook, Linkedin, Instagram, Twitter, Youtube, dhe ka një bazë të dhëash mbi 100,000 punekërkues dhe punëdhënës që në mënyrë periodike ndjekin të rejat nga bota e punës.

Si rrjedhojë, mund të na kontkatoni menjëherë në këtë e-mail: [email protected] apo në numrat tanë të telefonit: +355692031581 +355692031582

duapune.com është gjithmonë pranë jush.

Jemi të gjithë bashkë në kohë të mira e të vështira!

Ekipi i duapune.com uron

Shëndet për të gjithë dhe punë të mbarë!

 
Related Posts
Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *