Workshop “Orientimi në tregun e punës dhe hartimi i aplikimeve formale”

Duapune.com, në bashkëpunim me DIMAK Albania (Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë), organizoi më 20 nëntor 2019 në ambjentet e Fakultetit të Shkencave Sociale, workshopin me temë:

“Orientimi në tregun e punës dhe hartimi i aplikimeve formale”.

Target-grupi i synuar ishin studentët e bachelor dhe master të fakultetit dhe morën pjesë 80 persona. U diskutua mbi tregun e punës në Shqipëri lidhur me profesionet në fjalë si dhe specializimet e reja të profileve përkatëse që janë duke u zhvilluar përgjatë viteve të fundit, bazuar mbi eksperiencën e drejtuesve të duapune.com dhe databazës 10 vjeçare të portalit. U trajtuan veçanërisht mënyra e të shkruarit të CV, letrës së motivimit si dhe këshilla për të kaluar me sukses intervistën e punës.

Për trajnime të ardhshme, qëndroni në kontakt me duapune.com si dhe na ndiqni në rrjetet tona sociale.

duapune.com – Miku juaj për punë dhe karrierë

 

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *