Trajnim përgatitor mbi shkrimin e CV/Letër Aplikimi

Trajnim përgatitor mbi shkrimin e CV/Letër Aplikimi

DIMAK Albania (Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë) në bashkëpunim me duapune.com,  zhvilloi ditën e Mërkurë, datë 18 Dhjetor 2019, trajnimin përgatitor mbi shkrimin e CV/Letrës së Aplikimi (JPT), në Fakultetin Ekonomik, Shkodër.

Studentët e bachelor dhe master të fakultetit ishin target-grupi i synuar dhe pjesëmarres ishin 90 persona. U diskutua mbi tregun e punës në Shqipëri lidhur me profesionet në fjalë si dhe specializimet e reja të profileve përkatëse që janë duke u zhvilluar përgjatë viteve të fundit, bazuar në databazën 10 vjeçare të portalit dhe eksperiencën e zonjës Eljana Mete, administratore e duapune.com dhe lektore e trajnimit.

Fokus i rendesishem ishte mënyra e të shkruarit të CV dhe letrës së motivimit.

Për trajnime të ardhshme, qëndroni në kontakt me duapune.com si dhe na ndiqni në rrjetet tona sociale (Facebook, Instagram, LinkedIn)

duapune.com – Miku juaj për punë dhe karrierë

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *