U diplomove? Ja çfarë të bësh këtë verë!

Disa para shtesë në xhepin tuaj, nuk do ishin keq gjatë kësaj vere. Të kesh një punë sezonale verore është një mënyrë shumë e mirë për të fituar përvojë pune dhe për të shijuar verën ndryshe. Puno si:

  1. Guidë për Rafting

Përveç guidave dhe shoferëve që shihni në organizimet Rafting, ka shumë staf prapa skene që punon për t’i bërë gjërat të ecin normalisht. Dhurojini vetes disa udhëtime nëpër lumenj ndërkohë që do të punoni dhe paguheni.

  1. Këshilltar Kampi

Një mënyrë e shumë e mirë për t’u futur në kampin veror. Aplikoni bashkë me shoqen apo shokun tuaj dhe argëtimi do të jetë i garantuar.

  1. Punë në Anije

Përfitoni nga nevojat e shtuara për staf në ekipet e anijeve gjatë sezonit veror. Eksperienca të tilla ju japin mundësi shumë të mira për të zhvilluar komunikimin në gjuhë të huaj, për të zhvilluar aftësitë menaxhuese dhe sigurisht për të njohur vende dhe kultura të ndryshme.

  1. “Baywatch”Kujdestar Plazhi

Ndiq një kurs për vrojtues plazhi pranë Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Uje”, pajisuni me certifikatë dhe shijoni eksperiencën e veçantë në një nga zonat e mrekullueshme bregdetare. Eksperienca do të jetë mbreslënëse.

  1. Agjenci Turistike

Duke punuar për agjenci turistike apo kompani të sektorit të turizmit, ti ke mundësi të njihesh me vende spektakolare, të takosh njerëz, të zgjerosh rrjetin tënd të kontakteve dhe të përmirësosh njohuritë e gjuhëve të huaja. Komunikimi është çelësi i suksesit.

  1. Intership në Zyrë

Praktika në zyrë është pak më serioze, por është thelbësore për zhvillimin e karrierës tuaj. Ka shumë kompani dhe biznese të cilat ofrojnë praktika të paguara, thjesht bëj pak kërkim dhe mos hezitoni të kontaktoni.

  1. Punë në Muze apo Kinema

Puna në muze apo kinema jo vetëm ju zgjeron njohuritë tuaja, por ju jep mundësi të përfitoni më lirë ose falas shërbime të ndryshme.

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *