Edhe pak ditë nga Konkursi-Hackathon për talentet e Sigurisë ndaj Krimit Kibernetik! PËRGATITUNI!!

CyberCamp Tirana Hackathon organizohet në datat 24 dhe 25 Maj 2019 tek Protik Innovation Center nga CBTL (Qendra për Teknologji Biznesi dhe Lidership), në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit (Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit), pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, të mbështetur nga programi “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri” (SCPA)  financuar nga Qeveria Suedeze nëpërmjet Agjencisë Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Sida).

Sulmet e fundit në rrjetet kompjuterike, sociale dhe infrastrukturen kritike kanë theksuar nevojën për të rritur ndërgjegjësimin ndaj sigurisë kibernetike. CyberCamp Tirana është një projekt që synon të rrisë thellësinë e të kuptuarit dhe nivelin e aftësisë për një bashkëpunim më të afërt dhe efektiv midis qytetarit dhe policit, komunitetit dhe Policisë së Shtetit, si dhe përfshirjen dhe identifikimin e studentëve potencialisht të përgatitur për të punuar në të ardhmen në fushën e sigurisë së informacionit dhe krimit kibernetik.

Cfarë është CyberCamp Tirana Hackathon?

Një hackathon është një mundësi për njohësit e temës, koduesit, zhvilluesit e biznesit, dhe vëzhguesit për t’u bashkuar dhe për të krijuar zgjidhje për sfidat që do të paraqiten gjatë këtij aktiviteti. Sfidat lidhen me krimin kibernetik, dhe menaxhimin e tyre nga ekspertët dhe policia e shtetit, dhe njësitë e specializuara. Tema e këtij hackathon-i do të jetë krimi dhe siguria kibernetike, kështu që sfidat kryesore do të jenë mbi sigurinë, privatësinë, mashtrimin dhe parandalimin e krimit. Hakerat (pjesëmarrësit) do të ndahen në grupe, do të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin dhe rrjetin, do të mësojnë aftësi të reja, do të prezantojnë zgjidhjen e tyre dhe mund të prodhojnë inovacion me zgjidhjen e tyre.

Hakerat përfshijnë kryesisht studentë të shkollës së lartë, por pa përjashtuar dhe punonjës, sipërmarrës, dizajnerë, nxënës apo dhe kodues të lidhur me këtë fushë. Këta individë formojnë skuadra nga 1-5 anëtarë dhe punojnë gjatë 2 (dy) ditëve për të zgjidhur sfidat kibernetike. Pjesëmarrësit duhet gjithashtu të sfidojnë veten, të bashkëpunojnë në një ekip dhe të demonstrojnë njohuritë e tyre për sigurinë dhe aftësitë e tyre të zhvillimit. Projektet më të mira të kryera në kohë do të fitojnë garën dhe cmimin që do t’u vihet në dispozicion.

Disa nga temat që do të trajtohen gjatë bootcamp do te jenë:

1. Mbrojtja e identiteteve: Sistemet biometrike, Infrastrukturat kritike,
2. Siguria e Rrjeteve,
3. Penetration Testing,
4. Siguria softwarike,
5. Teknologjitë e reja (Blockchain/AI/Machine Learning)
6. Users privacy and the big techs practices
7. Enforced user privacy;
8. Information Security
e të tjera

Grupi kryesor i punës përbehet nga:

Grupi organizator
Eljana Mete – Drejtuese e projektit
Endri Qenanaj – Koordinator Projekti

Grupi teknik
Dritan Mezini – Menaxher Projekti
Rio Sherri – Ekspert Sigurie
Edlira Mertiri – Trajnere/Mentore
Ergest Nako – Trajner/Mentor
Igli Tafaj – Trajner/Mentor
Gentjana Mucaj – Trajnere/Mentore

Orari
Orari gjatë datës 24 Maj 2019: 15:00 – 20:00
Orari gjatë datës 25 Maj 2019: 09:00 – 19:00

Për të gjithë ju që keni dëshirë t’i bashkoheni Hackathon-it, ju lutem plotësoni formën në vijim: https://bit.ly/2E7F6tz në mënyrë që të regjistroheni. Ju mund të merrni pjesë pavarësisht pjesëmarrjes në Bootcamp, por sigurisht, niveli i njohurive tuaja duhet të jetë i konsiderueshëm për një bashkëpunim sa më të suksesshëm në ekipin që do të jeni pjesë.

Për më shumë informacion, vizitoni http://cybercamp.cbtl-see.com/ dhe/ose na kontaktoni në adresën tone të e-mail-it: [email protected]

Stay Active!
Stay CyberSAFE!

 

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *