Jeni duke ndjekur rrugën e teknologjisë dhe inovacionit?
Por bota e sipërmarrjes është gjithashtu pjesë e synimeve tuaja?
Ju prezantojmë me “Sprint Up” Inno-Tech Camp Tirana!

CBTL (Center for Business Technology and Leadership), me përkrahjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka hapur thirrjen për të gjitha talentet e reja të biznesit me projekte inovatore në fushën e teknologjisë.

“Sprint Up” Inno-Tech Camp Tirana është një aktivitet 3 (tre) ditor i hartuar për t’i ardhur në ndihmë të gjithë start-up-eve (kompanive të reja) në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, nëpërmjet lidhjes me disa nga trajnerët dhe mentorët më të mirë të fushës brenda dhe jashtë vendit, për një biznes më të mirë dhe të suksesshëm.

Jeni 18-25 vjeç? Jeni në hapat e parë të zhvillimit të start-up-it tuaj inovator, me një impakt në shoqëri? Mendoni se ky është formati i duhur për të qenë pjesë?

Plotësoni formën e aplikimit këtu:

Për cdo pyetje, mos hezitoni të na shkruani tek [email protected]

Afati i fundit për dorëzim të formularit është data 17 Shkurt 2019.

Inno-Tech – Are you Ready?

 

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *