11 Punët më të çmendura në botë

Kujtdo prej nesh në fëmijëri i ka ndodhur të paktën një herë të vetme t’i bëhet pyetja
“Çfarë dëshiron të bëhesh kur të rritesh?” Shpesh herë përgjigjet e imagjinatës naive të fëmijëve, janë shndërruar në batutat e momentit për të rriturit. Por, koha po tregon se bota e punës ka ndryshuar kaq shumë dhe profesione të reja kanë lindur më këto ndryshime.

Po ju listojmë vetëm disa nga pozicionet më të çuditshme të punës nëpër botë, që ju nuk do të besonit se ekzistojnë:

1. Shtytës Profesionist

Japonezët janë me të vërtetë një komb i zellshëm. Ata sigurohen që çdokush të arrijë në kohë në punë, ndaj kanë shtytës profesionistë nëpër stacione trenash që të ndihmojnë punëtorët.

2. I dashur me qera

Në Tokio mjafton të kesh mundësi të paguash dhe ti mund të gjesh edhe një të dashur me qera.

3. Profesionist i rradhëve të gjata

Je në Japoni dhe nuk dëshiron të harxhosh kohë në rradhët e gjata? Mjafton të paguash një profesionist Freelancer Stand-In-Liner dhe ti do të jesh i lirë të vazhdosh me gjëra më argëtuese.

4. Profesionistët e gjumit

Ndërkohë që shkenctarët bëjnë kërkime për pagjumësinë, profesionistët e gjumit arrijnë të paguhen për një punë që të gjithë do ta ëndërronin.

5. Mysafirë Dasmash

Mos e besoni po deshët, por në Japoni një nga punët part-time është pikërisht puna si Mysafir Dasme. E kush nuk do ta dëshirontë një punë të tillë ku dhe paguhesh dhe ushqehesh falas?

6. Pastrues i të vjellave

Sidomos në parqet e lojërave ekstreme ka shume nevojë për këtë shërbim. Pyetja është: A ka persona që e bëjnë këtë punë? Mesa duket…PO 😛 për sa kohë ata paguhen.

7. Nuhatës/Testues Deodorantësh

Për sa kohë testojmë parfumet besoj për askënd nuk përbën problem, por të testosh fortësinë e deodorantit në sqetullën e mashkullit, këtu vështirësohet pak puna…

8. Testues i ushqimit të kafshëve shtëpiake

Kujtdo që i ka shkuar mendja për këtë punë duhet të jetë me të vërtetë i dashuruar pas kafshëve ose duhet t’i pëlqejë të provojë ushqime të cuditshme.

9. Profesionistët e Vajtimit

Do t’ju duhet dikush për të vajtuar në ditën tënde të varrimit, nëse keni qenë një person jo i dashur për të tjerët. 😀  Po ekziston edhe një profesion i tillë. Vajtues me pagesë.

10. Tester divanësh

Për sa kohë divani nuk do ketë përbërje kaktusi, kjo është puna më “cool” deri më tani.  😉

11. Gjetësi i rrudhave

Emri i thotë të gjitha. Gjetësit e rrudhave bëjnë të mundur që të mos ketë asnjë rrudhë në këpucët që do të dalin nga fabrika. Po! E lexuat mirë! Bëhet fjalë për rrudhat e këpucëve. Si do të dukeshin kaq fine dhe klasike këpucët e e larta që ju blini jo dhe aq lirë?

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *