Vëri në provë aftësitë e tua inovative! – “Made in Dibra” Bootcamp

UNDP me mbështetjen e Ambasadës Britanike do të organizojnë Bootcamp me temë: Made in Dibra! Design thinking për një Dibër për të rinjtë

Ky Bootcamp ka si synim kryesor që studentë, profesionistë dhe sipërmarrës të rinj, përmes metodologjisë inovative “Design Thinking”, të gjejnë zgjidhje për një Dibër që ofron më shumë për të rinjtë.

Pjesëmarrësit do të përdorin metodologjinë inovative të Design Thinking për të transformuar idetë e tyre në prototipe. Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata pjesëmarrjeje dhe prototipi
fitues do të mbështetet financiarisht deri në transformimin e tij në një produkt konkret.

 

Bootcamp me titull “Made in Dibër” do të organizohet në Durrës në datën 7-9 Dhjetor. Sfidat kryesore janë:

  • Si mund ta bëjmë Dibrën një qendër turistike e kulturore në Ballkan.
  • Si mund të përdorim teknologjinë dhe mendimin krijues për të dalë me ide që i sjellin përfitim si banorëve dhe vizitorëve të Dibrës”

Për tu regjistruar në Bootcamp, klikoni: https://www.eventbrite.com/e/made-in-dibra-bootcamp-tickets-53183270594?aff=ebdssbdestsearch

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *