Thirrje për aplikime: Konkurs për ide inovative në industrinë agroushqimore

Qëllimi i projektit AGROINNOECO është të përcaktojë një metodologji që do të lehtësojë transferimin e inovacionit në industrinë agroushqimore të rajoneve pjesëmarrëse përmes krijimit të një procesi trajnimi dhe rrjetëzimi, si dhe mbështetjes për sipërmarrjet inovative.

Në kuadër të projektit AGROINNOECO po zhvillohet një konkurs në të 4 rajonet pjesëmarrëse në projekt, përkatësisht në Shqipëri, Bullgari, Qipro dhe Greqinë Perëndimore.

Ftesa u drejtohet jo vetëm bizneseve ekzistuese, por edhe atyre potenciale në industrinë agroushqimore:

  • Sipërmarrësit ekzistues do të mbështeten për të zhvilluar idenë e tyre inovatore duke ndikuar në zgjerimin e biznesit të tyre aktual.
  • Sipërmarrësit potencialë do të mbështeten për të zhvilluar një plan biznesi bazuar në idenë e tyre të biznesit.

Për të lexuar me shumë rreth aplikimit në këtë projekt ju lutemi klikoni:

Thirrje për aplikime: Konkurs për ide inovative në industrinë agroushqimore

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *