5 mënyra për të mbajtur stafin tuaj të motivuar këtë sezon të festave

Mbajtja e punonjësve të fokusuar gjatë afrimit të festave mund të jetë një sfidë më vete. Ndërsa fryma festive përhapet, shpërqendrimet nga puna sa vijnë e grumbullohen. Por ka gjëra të thjeshta që mund të bëni për t’i bërë punonjësit të ndihen të vlerësuar dhe të motivuar në këtë periudhë të vitit.
Një studim i kohëve të fundit nga kompania online e shtypit, InstantPrint, ka zbuluar se këtë vit, 94% e të punësuarve dëshirojnë një formë shpërblimi nga punëdhënësit e tyre në Krishtlindje. Ka një larmi të gjërave që mund të bëni për stafin tuaj këtë periudhë pushimi për t’i mbajtur ata të fokusuar dhe të motivuar.

1. Shpërndani Gift Cards
Hulumtimi i Instantprint, bërë te rreth 1.500 punonjës, arriti në rezultatin që dhurata më e mirë për 29% të punonjësve do të ishte që punëdhënësit t’u shpërndanin Gift Cards.
Gift Cards janë një mundësi e madhe nëse dëshironi që punonjësit tuaj të kenë një formë të një dhurate fizike nga kompania juaj. Tani mund të blini një sërë kartelash, të vlefshme në dyqane për të gjitha shijet. Sigurimi i këtyre për stafin tuaj gjatë periudhës festive do t’u lejojë atyre të zgjedhin një dhuratë që do të ketë vlerë për ta.

2. Mundësoni daljet e hershme nga puna.
Të jesh në gjendje të largohesh nga puna herët është një përfitim i madh si gjatë afrimit të Krishtlindjeve. Një ditë më e shkurtër e punës i lejon punonjësit të kryejnë pazaret e Krishtlindjeve, të kalojnë më shumë kohë me të dashurit e tyre dhe të hyjnë në shpirtin festiv.
28.9% e punonjësve thanë se dalja më herët nga puna do të ishte gjëja më e mirë që punëdhënësi i tyre mund t’u jepte atyre këtë sezon festiv.
Nëse është e përshtatshme për biznesin tuaj, përpiquni të jepni këtë “dhuratë” për stafin tuaj. Ju mund të krijoni një orar gjatë muajit dhjetor, duke lejuar të planifikoni që disa punonjës të dalin më herët nga puna çdo ditë.

3. Organizime të ndryshme në një Bar të hapur me temën e Krishtlindjes
Këto organizime mund të ndihmojnë në krijimin dhe krijimin e marrëdhënieve të forta mes ekipeve tuaja, duke krijuar një mjedis pozitiv pune.
Një mënyrë për të inkurajuar organizimet e Krishtlindjeve dhe për t’u siguruar se pjesëmarrja është e mirë është të ofroni një bar të hapur për punonjësit tuaj. Një në pesë punonjës kërkon që punëdhënësi i tyre të mundësojë një organizim të tillë këtë periudhë festive.
Bari juaj i hapur nuk duhet të zgjasë tërë natën, madje vetëm një ose dy pije do të vlerësohen. Nëse dëshironi të siguroheni që të gjithë të përfitojnë nga ky organizim në mënyrë të barabartë, ju mund të mundësoni pije për personelin gjatë gjithë mbrëmjes.

4. Jepni dhuratat fizike për stafin tuaj
Një në dhjetë punonjës do të donte një dhuratë fizike, të zgjedhur nga punëdhënësit e tyre. Mund të jetë ushqim, pije ose dhuratë praktike, si një biletë udhëtimi.
Nëse zgjidhni diçka që do të zgjasë, si një biletë udhëtimi, mund të ketë një qëllim të dyfishtë. Jo vetëm do të jetë tregues vlerësimi për stafin tuaj, por ju mund të shfaqni markën e kompanisë në të, duke krijuar një rrugë të re për rritjen e vetëdijes së markës.

5. Bëni një dhurim bamirës
Në këtë kohë të vitit, gjithmonë është mirë të mendojmë për ata që janë më pak fat se ne.
Dhënia e një donacioni për një bamirësi lokale në emër të punonjësve tuaj mund t’i ndihmojë ata të ndihen mirë për kompaninë për të cilën punojnë dhe për të mirën që po bëjnë në botë. 7% e stafit do të donin që punëdhënësi i tyre të zgjedhë këtë mundësi si dhuratën e tyre festive.
Nëse kërkoni të mbani të punësuarit motivuar këtë periudhë festive, këto ide duhet t’ju vënë në rrugën e duhur, por ju nuk duhet të kufizoni veten me vetëm një ide. Nëse është e mundur, përpiquni të kombinoni disa që të merrni më shumë nga stafi juaj këtë Krishtlindje.

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *