Pse nuk duhet të zgjidhni një punë vetëm për para

Gjetja e një pune ku ju paguajnë mirë është vërtet e mrekullueshme, por kur negocioni një ofertë pune, e rëndësishme është të mbani në konsideratë edhe disa gjëra të tjera, jo vetëm pagën e lartë.

Megjithatë, paratë kanë vërtët rëndësi, por nëse ndodh një nga fenomenet e mëposhtme, rëndësia e tyre humbet.

  • Niveli juaj i stresit është duke prekur majat

Kur peshoni avantazhet dhe dizavantazhet e një pune të mirëpaguar dhe shikoni se elementëtë në anën e dizavantazheve përfshijnë “80 orë pune në javë, asnjë mbështetje nga kolegët dhe shef mizor”, me siguri po “kafshoni më tepër se mund të përtypni”.

Dr. Stacie Freudenberg një psikologe e Kolorados, shpjegon se stresi liron kortizolin, gjë që mund të çojë në kushte të pafavorshme shëndetësore siç janë vështirësitë në gjumë, problemet e kujtesës, madje edhe problemet e zemrës. “Përveç kësaj, stresi i qëndrueshëm mund të kontribuojë në ankth, depresion dhe një rënie në kënaqësinë e përgjithshme të jetës”, thotë ajo.

Mos harroni se koha është para. “Nëse një punë paguan pak më shumë, por kërkon 20 orë më shumë në javë, kjo vështirë se do të jetë e vlefshme për ju” – thotë Christopher K. Lee, themeluesi i Kompanisë së Trajnimit të Karrierës me qendër në San Diego

  • Ju filloni të urreni punën tuaj

Nëse jeni kreativ dhe synoni të jepni ide të mëdha, ju duhet të dini që ato punë nuk paguhen gjithmonë mirë. Mund të tundoheni për të marrë përsipër një punë më fitimprurëse që kërkon që të kaloni ditët tuaja duke përpiluar fletushka dhe numra të cilat ju i urreni.

Mos e bëni këtë gjë. “Edhe pse të merrni një punë që ka një pagë të lartë mund të duket sikur do të përmirësonte cilësinë e përgjithshme të jetës tuaj, në fakt mund të bëjë të kundërtën nëse nuk e dashuroni atë që po bëni”, thotë Freudenberg.

“Njerëzit që përdorin pikat e forta në karrierën e tyre kanë 3 herë më shumë gjasa të raportojnë një cilësi të shkëlqyer të jetës, 6 herë më shumë gjasa për t’u angazhuar në punë dhe 15 % kanë më pak gjasa të lënë punën”, thotë Susan Peppercorn, themeluese e Kompanise së Trajnimit të karrierës me qendër në Boston.

“Nëse pozicioni që jeni duke marrë konsideratë nuk nxjerr pikat tuaja të forta, ka gjasa që të mos lulëzoni në karrierë, dhe paratë nuk do ta kompensojnë atë”, thotë Peppercorn.

  • Ndiheni të kompromentuar

Nëse merrni parasysh vetëm vendet e punës që paguajnë mirë, duhet të rishikoni elementët thelbësorë të kompanive që ofrojnë ato pozicione. Do të perbënte vërtet problem fakti që ju do të hidhnit vështrimin vetëm drejt pagës së lartë lartë dhe më pas të kuptoni se ju nuk përshtateni dot me kulturën e asaj kompanie.

“Nëse shisni një produkt që as ju vetë nuk e besoni ose nëse punoni për një organizatë me një kulturë që nuk përputhet me vlerat tuaja, ju do të sforcoheni më tepër se duhet që të ndiheni mirë në punën tuaj”, thotë Lee. “Vetëm paratë nuk do të kompensojnë ndjenjat negative që keni nga puna juaj në kundërshtim me bindjet, prioritetet dhe etikën tuaj”.

 

Megjithatë, punët me pagesë të lartë nuk do të thonë automatikisht mjerim. Njerëzit gjejnë qindra mënyra të ndryshme për të patur standart dhe cilësi të lartë jetese. Mos sakrifikoni shëndetin apo lumturinë tuaj thjesht për paratë. Nuk ia vlen, në kuptimin e plotë të fjalës.

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *