4 shprehjet më të përdorshme nga shefi juaj 

 

Ju ka ndodhur ndonjëherë të mos arrini të menaxhoni kohën dhe nuk keni arritur të perfundoni punën nga presioni i shefit  tuaj ?Jam e sigurt që po. Por, nëqoftë se dëshironi të lini punën në orarin e duhur dhe të arrini të menaxhoni axhendën tuaj, duhet të”ndaloni” eprorët që t’ju thonë shprehjet e mëposhtme: 

 

1) “Duhet  përfundosh këtë punë  fund  ditës 

Pyesni kolegët në zyrën tuaj se çfarë do të thotë “fundi i ditës” për ta. A kanë të njëjtën përgjigje? Unë e bëra këtë me kolegët e mi dhe mora tri përgjigjet e mëposhtme: 

  • 5 PM (një orë para se të largohesh nga puna)
  • 6 PM (kur ju me të vërtetë largoheni nga puna)
  • 12 AM (kur dita përfundon fizikisht) 

Çështja është, kur dikush ju thotë që të bëni diçka për ta deri në fund të ditës, kjo mund të nënkuptojë diçka. 

2) “A mund ta bësh këtë për mua sa  shpejt  jetë e mundur?” 

Vetë shprehja, “sa  shpejt  jetë e mundur”, mund të marrë kuptime te ndryshme nga njerëz të ndryshëm. Kjo nënkupton urgjencën, e megjithatë, shpesh përdoret kur diçka në të vërtetë nuk është aq e ngutshme. Nëse nuk është diçka  urgjente, bëjeni të ditur për shefin tuaj.  

3) “Kjo do t’ju marrë thjesht 2 sekonda punë 

A jeni përballur me shprehjen:“nuk ju merr më shumë se 2 sekonda punë”. Megjithatë, edhe një teshtimë zgjat më shumë se  kaq. Shefi juaj bën mirë ta dijë këtë. 

4) “Po vij për 5 minuta” 

Mundësitë janë që shefi nuk do të vijë për 5 minuta.  Kuptoni se ku ndodhet ai dhe nëse ia vlen që ta prisni. Ju mund t’i thoni: “Do të dëshironim që ky takim të përfundojë deri në orën 16:00. Ku jeni aktualisht, dhe a mund të fillojmë  dhe ju të na bashkoheni më vonë?  

 

burimi: www.themuse.com

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *