8 shenja që tregojnë që ti je i/e dhënë fort pas një mundësie pune

 

Si të kuptoni që keni rënë në dashuri me një mundësi të re pune? Kur ju filloni të flisni rreth saj në gjumë, me siguri.

Të gjithë e kemi përjetuar këtë ndjesi. Ju po kërkoni përreth, duke gjurmuar listat e punëve më të fundit kur papritur iu kap syri atë që gjithmonë keni dashur. Jo thjeshte një punë. Por punën e ëndrrave. Dhe ti tashmë e ke gjetur.

Të jesh i dhënë pas një pune nuk ndryshon shumë me idenë e të qënurit i dhënë pas një personi. Mendimet tuaja qarkullojnë gjatë gjithë kohës në kokë, në mënyrë të pashmangshme, ashtu siç jeni duke ngrënë apo edhe duke u përpjekur për të fjetur gjumë.

Nuk ka kurë për këtë gjendje, përveç se të rrëmbeni njoftimin, dhe të bëni aplikimin.

Ti je i dhënë pas nje vendi pune kur:

  • Kanë kaluar vetëm 10 sekonda pasi e keni parë postimin dhe iu tashmë dëshironi që ta bëni atë punë.
  • Ju bëni vazhdimisht kërkime për të parë nqs puna është ende aty.
  • Ju skanoni kualifikimet dhe kuptoni se keni secilin nga ato që kërkohen.
  • Ju harxhoni më shumë kohë duke parë CV tuaj, sesa duke e ndërtuar atë.
  • Ju kërceni një metër në ajër çdo herë që celulari juaj tingëllon për ta kapur atë.
  • Kur ju shkoni për intervistë, ju keni kaluar shumë kohë duke përmbajtur emocionet tuaja.
  • Marrja e një përgjigjeje pas intevistës është pjesa më emocionuese.
  • Nese kualifikoheni me pas i pergjigjeni lajmit me eufori.  🙂

                                                                                                                                                            Burimi : Monster.com

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *