5 Gabime të cilat mund tu shkatërrojnë karrierën

  • Të injorosh marrëdhënien me nëpunësit dhe shefat e tu

 Pjesa më e madhe e njerëzve gabohen kur mendojnë se karriera juaj varet nga kualifikimet. Një nga gjërat kryesore që është shumë e rëndësishme për tu rritur në karrierë është ajo e pasurit një marrëdhënie shumë të mirë me nëpunësit dhe superiorët e tu. Në fakt kjo është cilësuar më e rëndësishmja ndër faktorët e tjerë. Nëse mendon se je duke bërë një punë të shkëlqyer por marrëdhënia juaj me vartësit apo superiorët nuk është e mirë, së shpejti do ta gjeni veten jashtë asaj pune.

  • Të mos shpenzosh kohë duke fjetur

 Shumë njerëz sakrifikojnë gjumin për të arritur objektivat e tyre. Kjo jo vetëm që nuk është e vërtetë, por mund të bëhet shumë e rrezikshme. Kërkimet na tregojnë se të mos marrësh sasinë e nevojshme të gjumit, nuk i lejon njerëzit të jenë produktivë dhe të kenë performancën që ata pretendojnë. Për më tepër të mos flesh sa duhet (më pak se 6 orë për një të rritur) të jep të njejtin efekt sikur të jeni të dehur. Kështu që nëse të flesh më pak është pjesë e planit tuaj për tu rritur në karrierë, të jeni të sigurt që nuk po bëni asgjë tjetër, vecse po e shkatërroni atë.

  • Të shpërqëndrohesh në vend që të fokusohesh

 Ndërkohë që shumica do të mendojnë se të bësh shumë gjëra njëkohësisht është celësi i suksesit, fokusi është ai i cili realisht ju ndihmon në karrierë. Fokusi I lartë dhe vëmëndja e pandarë për të qënë më i miri në atë që po bën do tu ndihmojë në karrierë, dhe jot ë shpërndash energjitë dhe kapacitetin tënd në shumë gjëra njëkohësisht. Të shpërqëndrohesh mund të ndryshojë trajektoren e karrierës tënde ose mund ta shkatërrojë atë.

  • Të limitosh veten ndaj njohjeve

 Nëse dëshironi të ecni përpara në një industri, të ekspozohesh ndaj njohjeve është rregulli i lojës. Të ekspozohesh ndaj njohjeve ju jep më shumë mundësi, ju mundëson lidhje me sa më shumë njerëz në industri dhe të kuptosh se si funksionojnë gjërat përtej vendit të punës. Mos e limitoni veten ndaj të njohurit. Jo vetëm që do të limitojë potencialin e rritjes, por mund të ketë një ndikim potencialisht negative në prespektivën e karrierës tuaj. Prandaj krijoni kontakte duke mbajtur konferenca dhe evente, për tu lidhur me njerëz në organizata të tjera të ngjashme me tënden.

  • Të mos tregohesh i kujdesshëm ndaj jetës sociale

Sigurisht cfarë bën në jetën tënde private nuk ka ndikim në karrierën tuaj. Jo më. Në kohën e rrjeteve sociale dhe transmetimit në kohë rekord të informacionit, sidomos ku shumë informacione të postuara online qëndrojnë për një kohë permanente, nuk ka rëndësi se cfarë postoni në rrjetet sociale, mund tju kushtojë jo vetëm punën aktuale, por edhe në punët e ardhshme dhe tju largojë ju nga rritja në karrierë.

 

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *