Gratë më të suksesshme të botës ndajnë me ne këshillat më të mira të karrierës

         Gratë më të fuqishme në planet dhe më të pasura dinë një gjë ose dy rreth suksesit në karrierë. 50 biznesmene në listën e 2017 kanë ngritur korporatat në një rang të gjerë industrish – përfshirë, teknologjinë, energjinë, mbrojtjen dhe të mirat konsumatore. Më poshtë janë disa këshilla që këto gra japin për gratë e tjera që duan të ndjekin hapat e tyre:

  1. Jini autentike me veten tuaj
  2. Karen Lynch, president, Aetna

“Kur merresha në konsideratë për një rol senior në punë, m’u tha që të shmangia të veshurit me ngjyrën pink sepse bënte që të dukesha shume”vajzërore”…Ne mënyrë indirekte kjo nënkuptonte që feminiteti im ishte nje barrierë. Për shkak të pamjes time të jashtme, ata nuk mund të shihnin forcën time të brendshme. Kështu që unë luftova shumë dhe e fitova punën që doja. Që prej asaj dite, i kam vendosur synim vetes time të vesh rroba pink.”

Leanne Caret, presidente dhe CEO e Mbrojtjes, Hapësirës dhe Sigurisë, Boeing

“Nuk ka rëndësi ku shkoni, mos humbisni atë që jeni.”

Shari Ballard, Senior EVP dhe presidente e Shitjeve Ndërkombëtare, Best Buy

“Jini të qartë se kush jeni dhe çfarë do të bëni me jetën tuaj. Më pas përgatituni që bota t’ju testoje dhe sa seriozisht e keni.”

  1. Vetëbesimi është çelësi

Kathleen Murphy, presidente, Personal Investing, Fidelity Investments

“Thjesht vazhdoni të punoni. Shumë shpesh, gratë kanë një hendek që i bëjnë ato të ngadalësojnë dhe hutohen ndërkohë që meshkujt vazhdojnë normalisht. Thjesht vazhdoni më para.”

Susan Ëojcicki, CEO, YouTube, Google/Alphabet

“Flisni. Mos kini frikë të thoni atë që keni në mendje dhe pyesni për çfarë të dëshironi.”

Cathy Engelbert, CEO, Deloitte

“Ndërmerrni përsipër rreziqe dhe mos u frikësoni nga dështimi – është një nga mënyrat më të mira për të patur sukses.”

  1. Jini i hapur ndaj mundësive.

Mary Barra, chairman dhe CEO, General Motors:

“Mos i prisni degët e karrierës tuaj shumë shpejt. Mos u stepni për të ecur përpara duke menduar se çfarë mund të ndodhë.”

Sheryl Sandberg, COO, Facebook

“Gjithmonë merrni përsipër sfida të reja – edhe nëse nuk i sigurt që jeni plotësisht gati.”

 Ginni Rometty, chairman, president, dhe CEO, IBM

“Jini i përgatitur të pikasni mundësitë e rritjes kur ato ju prezantohen. Ju do ta dini që janë mundësitë e duhura sepse ju bëjnë të ndiheni jo shumë rehat dhe impulsi i parë që ju shfaqet është ndjesia se ju nuk jeni gati. Por kujtoni që: Rritja dhe komforti asnjëherë nuk ekzistojnë.”

  1. Mbajeni veten të rrethuar nga njerëz të mirë.

Ruth Porat, SVP dhe CFO, Google/Alphabet

“Sigurohuni që jeni duke punuar për dikë të besueshëm që ka vullnet të ndërmarrë rreziqe për ju, ju jep mundësi të mira dge është atje t’ju përkrahë nëse gjërat fillojnë të vështirësohen. Dhe bëni të njëjtën gjë për njerëzit me të cilët bashkëpunoni.”

Judith McKenna, EVP dhe COO, Walmart U.S.

“Kurrë mos u frikësoni të rekrutoni njerëz që janë më të zgjuar se ju, dhe kurrë mos u stepni të rekrutoni njerëz që janë ndryshe nga ju. Kjo është e vështirë për t’u bërë zakonisht, por shumë e rendësishme nëse doni të krijoni një grup pune efektiv.”

  1. Gjeni balancën e duhur për ju

Margaret Keane, presidente dhe CEO, Synchrony Financial

“Gjithçka ndodh në jetë – dhe konfliktet në shtëpi dhe në punë ndonjëherë ndryshojnë rutinën tuaj. Lëvizjet e mëdha, ose edhe lëvizjet në pozicione të vogla mund të ndryshojnë aftësitë dhe eksperiencat në mënyra që eventualisht ju çojnë në role më të mëdha.”

Michele Buck, presidente dhe CEO, Hershey

“Sigurohuni që jeta juaj të punojë për ju – ju mund të keni një karrierë të suksesshme dhe të jeni një mama e mrekullueshme.”

Amy Hood, EVP dhe CFO, Microsoft

“Me shumë mundësi ju nuk do të keni të njëjtat plane disa vite më vonë si ato që keni tani. Jeta dhe prioritetet ndryshojnë – po kështu edhe zgjedhjet tuaja.”

                                                                                                                                   World Economic Forum, Tetor, 2017

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *