EU Scheme for Young Professionals in the Western Balkans

Komisioni Europian dhe British Council, njoftojnë për hapjen e aplikimeve për “EU Scheme for Young Professionals in the Western Balkans”, një projekt pilot për trajnim dhe shkëmbim rajonal per nënpunësit civil në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercevoginë, Kosovë*, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbi). Projekti menaxhohet nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga British Council.

Aplikimet bëhen gjatë periudhës 27 Shtator- 10 Tetor 2017 http://Eu4wb6.com/ dhe aplikantët e suksesshëm do t’ju jepet mundësia të marrin pjesë ne trajnim tre javor (15 ditë) në SciencesPo në Paris (Francë) i quajtur ‘Executive Certificate in Management and Public Policy’, i cili që ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe përgatitjen e gjeneratës së ardhshme të nënpunësve civil dhe politik-bërësve në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilët do të punojnë në procesin e pranimit si dhe të marrin pjesë në fazën e dytë te projektit, shkëmbim dy javor në rajon në mënyre që të promovohet bashkëpunimi rajonal në procesin e integrimit në BE.

Projekti, i cili do të zbatohet në gjuhën angleze, do t’i përzgjedhë deri në 30 pjesëmarrës për trajnim dhe shkëmbim rajonal (deri në 5 vende për secilin shtet të rajonit). Ftesa për aplikim është e hapur për nënpunësit civil të nivelit të mesëm siç edhe është shpjeguar në Rregullat e Proçedurës (Rules of Procedure) të publikuara në web-faqen e projektit dhe në Press Realease të bashkangjitur në këtë email.

BRIEF

leaflet 3fold_1
 

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *