Këto janë universitet më inovative të Europës

Gratuation   Qendrat kryesore të teknologjisë në Europë shkëlqejnë në qytetet kryesore si Londra, Berlini dhe Parisi. Por zemra e inovacionit europian nuk është një metropol – është një qytet i vogël në zonat gjermanisht-folëse të rajonit të Flandrës . Ky është përfundimi i renditjes të dytë vjetore të Reuters mbi universitetet më innovative të Europës, një listë që identifikon dhe rankon institucionet mësimore të cilët po bëjnë të pamundurën për të avancuar në shkencë, në shpikjen e teknologjive të reja, e të ndihmojnë në drejtimin e ekonomisë globale.

Universitet më inovative të Europës

  1. KU Leuven, Belgjikë
  2. Imperial College London, Mbretëri e Bashkuar
  3. University of Cambridge, Mbretëri e Bashkuar
  4. Technical University of Munich, Gjermani
  5. Federal Polytechnic School of Lausanne, Gjermani
  6. University of Erlangen Nuremberg, Gjermani
  7. Pierre & Marie Curie University, Francë
  8. Delft University of Technology, Hollandë
  9. University of Zurich, Zvicër
  10. University of Oxford, Mbretëri e Bashkuar

Universiteti më inovativ në Europë, në vitin e dytë të zhvillimit, është KU Leuven në Belgjikë. Ky është institucion rreth 600 vjecar i themeluar nga Papa Martini V, por në ditët e sotme është më shumë I njohur për teknologji sesa teologji: KU Leuven mban një nga organizatat e pavarura më të mëdha të kërkimit dhe zhvillimit në planet.  Në 2015, shpenzimet e shkencëtarëve të universitetit kaluan vlerën 454 milion Euro, dhe momentalisht portofoli I tyre I patentave përfshin 586 familje aktive, cdo njëra përfaqëson një shpikje të mbrojtur në shumë shtete.

Si mundet një universitet katolik relativisht I vogël të bëhet një ndër më të njohurit në mbarë Europën? KU Leuven e meritoi vendin e parë, pjesërisht nga prodhimi me një volum të lartë te shpikjeve influencuese. Hulumtuesit e tij dorëzojnë më shumë patenta se shumë universitete te tjerë në kontinent, dhe hulumtuesit e jashtëm citojnë shpesh arritjet e KU Leuven në aplikimet për patentat e tyre.  Këto janë kritere kyç në renditjen e Universiteteve më Inovativë të Europës nga Reuters, e cila u përpilua në partneritet me Clarivate Analytics,  dhe është e bazuar në të dhëna prioritare dhë analiza të treguesëve duke përfshirë rregjistrimet për patenta dhe citimet nga materialet e kërkimeve.

Universiteti I dytë më inovativ në Europë është Imperial College London, një institucion, studiuesit e të cilit kanë qënë përgjegjës për zbulimin e penicilinës, zhvillimin e holografisë dhe shpikjen e fibrave optike. University of Cambrige I rankuar I treti është I shoqëruar me 91 nderime Nobel përgjatë  800 viteve të historisë së tij. Dhe vendi I katërt Technical University of Munich ka nisur më shumë se 800 kompani që nga 1990, duke përfshirë një varietet të lartë Startup-esh në industri ku përfshihet energjia e rinovueshme, ndertuesit dhe nanoteknologjia.

Përgjithësisht, të njëjtët shtete që dominojnë biznesin dhe politikat europiane, dominojnë edhe listën e universiteteve më inovative të Europës.  Universitetet gjermane numërojnë 23 nga 100 institucione në listë, më shumë se shtetet e tjera, dhe Mbretëria e Bashkuar vjen e dyta, barazim me Francen, te dyja me nga 17 institucione. Por këto tre shtete janë ndër shtetet më popullorë dhe të pasur në kontinent. Kontrolloni për këta faktorë, dhe vëreni se shtetet me popullim më të vogël dhe ekonomi modeste shpesh herë performojnë më mirë.

Republika e Irlandës ka vetëm tre shkolla në të gjithë listën, por me popullsinë më pak se 5 milion banorë, mund të mbushë më shumë se 100 universitete të reja për banorë, më shumë se cdo shtet tjetër në Europë. Njëjtë për vleresimin për banorë, universiteti I dytë më inovativ në listë është Danimarka, e ndjekur nga Belgjika, Zvicra dhe Hollanda. Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca rankojnë në mes, një tregues që ata mund të jenë duke performuar më poshtë krahasuar me fqinjët më të vegjël: në vlerësimin për banor, asnjë nga këto shtete nuk ka as gjysmën e 100 universiteteve që ka Irlanda.

Te njëjtat rezultate pasojnë nëse shikojmë te ekonomitë kombëtare. Sipas Fondit Ndërkombëtar Monetar, në 2016 prodhimi I brendshëm bruto I Gjermanisë tejkaloi shifren 3.49 miliardë dollarë – 11 herë më e lartë sesa vlera e Irlandës prej 307 milion dollarë, përsëri Gjermania ka vetëm 7 herë me shumë në 100 universitetet më inovativë.

Disa shtete arrijnë edhe më poshtë me performancën. Rusia është shteti me popullsinë më të lartë në Europë dhe ka ekonominë e pestë më të madhe të rajonit, e sërish asnjë nga universitetet e këtij shteti nuk rankohen në listën Top 100. Mungesat e dukshme përfshijnë cdo universitet nga Ukraina deri në Rumani – një fakt që tregon  tjetër ndarje midis Europës Perëndimore e asaj Lindore.

Për të përpiluar renditjen e Universitetve më Inovativë të Europës, Clarivate Analytics (fillimisht biznesi Intellectual Property & Science I Thomas Reuters) filloi duke identifikuar më shumë se 600 organizata që publikonin shumicën e artikujve të tyre në gazetat akademike, duke përfshirë institucionet mësimore, bamirësitë jo-fitimprurëse, dhe institucionet e financuar nga qeveria. Lista u shkurtua në institucione që plotësonin të paktën 50 patenta me organizatën World Intellectual Property në periudhën midis 2010 dhe 2015. Më pas ata vlerësonin cdo kandidat në 10 matës  të ndryshëm, duke u fokusuar në dokumentat akademikë ( që tregojnë kërkim bazë) dhe plotesimin e patentave ( të cilat tregojnë aftesinë e institucionit që të aplkojnë dhe reklamojnë kërkimet e tyre). Në fund, ata shkurtuan listën që të përfshinte vetëm universitete europiane, dhe I rradhitën duke u bazuar bë performancat e tyre.

Ky është viti I dytë në vijim që Clarivate dhe Reuters kanë bashkëpunuar për të krijuar listën me Universitet më inovative të Europës, dhe tre nga të cilët që u renditën në top 100 në 2016 ranë nga klasifikimi: Eindhoven University of Technology I Hollandës, University of Kiel në Gjermani dhe Queens University Belfast I Mbretërisë së Bashkuar. Të tre universitetet plotësuan më pak se 50 patenta gjatë periudhës së vlerësimit për tu rankuar, dhe kështu nuk u morën në konsideratë. Ata u zëvenësuan nga tre hyrje të reja të Top 100: University of Glasgow (#54), the University of Nice Sophia Antipolis (#94), dhe Autonomous University of Madrid (#100).

Universitet e rikthyer që bënë edhe lëvizjet më të mëdha në listë ishin Leiden University në Hollandë (Kaloi 21 vinde për të kapur #17) dhe Technical University of Berlin në Gjermani (kaloi 21 vende për të arritur #41). Universite Libre of Brussels (zbriti 17 dhe mban #38) dhe University of Leeds i Mbretërisë së Madhe (zbriti 17 dhe mban #73) pësuan zbritjet më të mëdha. Përgjithësisht lista mbeti pothuajse e njëjtë: 9 nga 10 shkollat më të mira të 2016 mbetën në Top 10 për 2017, dhe 17 për Top 20. Ky stabilitet është I kuptueshëm sepse dicka aq e madhe sa të dhënat e universiteteve dhe performanca e patentave nuk kanë gjasa të ndryshojnë shpëjt.

Sigurisht, renditja relative e cdo universiteti nuk siguron një figurë të plotë nëse studiuesit janë duke berë një punë të rendësishme dhe inovative. Duke qënë se renditja mat inovacionin në një nivel institucional, mund të shihen departamentet dhe programet inovativë: një universitet mund të renditet poshtë për inovacion të përgjithshëm por përsëeri mundtë ketë një nga laboratorët e shkencave kompjuterike më inovativë në botë. Është e rëndësishmë  të mbahet mend që edhe sikur një universitet të renkohet në krye ose në fund të listës, gjithësesi është midis listës së Top 100 në të gjithë kontinentin: Të gjithë këto universitete japin kërkime origjinale, krijojnë teknologji të  dobishëm dhe stimulojnë ekonominë globale.

WEF, May 2017

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *