Si të menaxhosh punëtorët e vetëmotivuar dhe me inteligjencë të lartë

 

Mix with business 10

Ekzistojnë një lloj punonjësish që zakonisht dinë për punën e tyre më tepër se kushdo tjetër në organizatë. Ky tip punonjësi është i vështirë për t’u menaxhuar dhe ai nuk e konsideron veten vartës në kuptimin tradicional të fjalës.
Profesor Peter Drucker i quan këta punonjës “punëtorë të ditur”, në një libër për sfidat e menaxhimit në të ardhmën, të publikuar në 1959, i titulluar “Landmarks of Tomorrow”. Këta punonjës janë të aftë, të motivuar, njerëz në kërkim të sfidave që i shndërrojnë idetë dhe të dhënat e papërpunuara në njohuri të vlefshme.
Përqindja e këtyre punonjësve në totalin e fuqisë punëtore po rritet vazhdimisht me kalimin e kohës. Kështu një nga problemet e menaxherëve sot është si të menaxhojnë këta punonjës për të qënë më produktivë. Kjo do të thotë si të gjesh njerëz që të duan të bëjnë atë që ata duan.

Një vështrim i gjerë i literaturës tregon se ekziston një grup principesh të lidershipit që mund të aplikohet te këta punonjës. Këta faktorë janë të qëndrueshëm mes kulturave dhe kohës. Nëse menaxherët mund t’i ndjekin këta faktorë, me shumë mundësi ata do të shihen si persona kuptojnë dhe dinë të udhëheqin “punonjësit e ditur”.

Vizioni
Në zemër të lidershipit është aftësia për të artikuluar një vision të së ardhmes që frymëzon njerëzit dhe i bën ata të duan të bëhen pjesë e drejtimit të lartë. Për “punonjësit e ditur”, është e rëndësishme të zbuloni se cilat janë pritshmëritë e tyre dhe bëjini ato pjesë të vizionit tuaj.
Warren Bennis dhe Patricia Beiderman eksplorojnë dinamikën e lidershipit të “punonjësve të ditur” në librin e vitit 1998 “Organizing Genius : The Secrets of Creative Collaboration.” Ata ekzaminojnë 6 grupe të jashtëzakonshme të shekullit të 20, duke përfshirë Manhattan Project dhe Lockheed’s Skunkworks.

Grupi i Manhattan përshkroi liderin J. Robert Oppenheimer si një njeri me “prezencë të fortë” dhe “vision poetik”. Një shkenctar pragmatik pohoi se në praninë e Oppenheimer “ Unë bëhem më inteligjent, më i zhurmshëm, më i fortë, më premtues, më poetik…”. Oppenheimer di qartësisht si të realizojë potencialin e “punonjësve të ditur”.

Integriteti
Një lider është “qytetari i parë” i një organizate, mishërimi i vlerave të saj. Ata duhet të kuptohen nga çdokush duke qënë të qëndrueshëm me kalimin e kohës, me integritet dhe kompetencë, në ndjekje të misionit të organizatës.
Nuk duhet të ketë mospërputhje mes asaj që një menaxher thotë dhe asaj që ai bën. Integriteti të orienton gradualisht drejt grumbullimit të besimit që mund të shkatërrohet në një moment nëse ka një pengesë në integritet.
Shembuj të liderave që kanë dështuar në testin e integritetit nuk janë të vështirë për t’u gjetur. Skandalet e fundit si ato të Volkswagen dhe Turing Pharmaceuticals janë disa prej këtyre shembujve.
Përveç besueshmërisë, ndihmon gjithashtu fakti nëse një menaxher ka aftësi të mira teknike dhe ndërpersonale të ndërthurura me kompetencën e lartë që ai zotëron. Këto aftësi përfshijnë të qënurit i hapur ndaj të vërtetës, të trajtosh çdokënd në mënyrë të drejtë, të barabartë dhe bazuar te parimet e tij.

Orientimi i veprimit dhe aftësitë ripërtëritëse

Një menaxher duhet të ndërmarrë veprime dirktee në kërkim të objektivave. Ata duhet ta marrin veten shpejt nga problemet dhe duhet të jenë shembull i mirë duke mos fajësuar konkurrentët, qeverinë, apo universin në rast se gjërat shkojnë keq.
Zoti Richard Branson shfaqi këto cilësi në betejën historike me British Airways në 1990. British Airways u përpoq të nxirrte Virgin Atlantic jashtë biznesit duke hapur një fushatë për të larguar pasagjerët dhe dëmtuar besimin e publikut.
Branson ishte nën presion të lartë t’i mbijetonte sulmit të rivalit të tij më të madh, por me aftësi të mira ripërtëritëse dhe mbështetje nga stafi i besuar, Virgin mbijetoi dhe bëri hapa përpara.

Konsiderimi i punonjësve si individë 
“Punonjësit e ditur” duhet të dinë që ata kuptohen dhe vlerësohen si një qënie njerëzore dhe jo si njësi e vlerësuar nga aftësitë e tyre të veçanta.
Mënyra më e mirë në përballjen e menaxherëve me këtë fakt është të inkurajojë punonjësin të arrijë qëllimet e tij me urtësi dhe sens pozitiv.

Menaxhimi më vete
“Punëtorët e ditur” nuk pëlqejnë të jenë nën menaxhim. Ata vlerësojnë pavarësinë dhe punojnë më mirë nëse i jepen mjetet që ata kërkojnë, autoritetin për të marrë vendime dhe hapësirën e mjaftueshme për të bërë punën e tyre.
Kjo do të thotë që drejtuesit duhet t’i menaxhojnë ata më vete, vetëm kur ka mospërputhje me standartet ose kur nuk po arrijnë qëllimet që kanë vendosur ata.

Në fund, është sjellja e qëndrueshme e menaxherit ajo që formon kulturën e organizatës. Për të fituar besimin e “punonjësve të ditur” ata duhet të marrin nën përgjegjësi gjithçka ndodh në organizatë dhe duhet të kuptojnë që hedhja e fajit të tjerëve është një dështim i lidershipit.

World Economic Forum , Prill 2017

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *