Sekreti për të fituar çdo punë që dëshironi

Business-Presentation-MumbaiMos i lejoni përshkrimet e punës apo dhe kërkesat t’ju pengojnë në rrugën tuaj. Është koha të filloni të merrni fatin e karrierës tuaj në dorë.

Pas dyerve të mbyllura

Ju nuk duhet të lejoni kualifikimet e listuara për një pozicion t’ju vendosin në dyshime për vendimin për të aplikuar ose jo; pas të gjithave, më e keqja që mund të ndodhë është që ata do të thonë, “Jo, faleminderit.” Nëse nuk guxon nuk fiton.
*Aplikantët për punë nuk duhet të frikësohen të bëjnë hapa pas në realizimin e qëllimeve të tyre. Nuk është turp të bësh një punë që të paguan më pak nëse mund të fitoni eksperiencë të vlefshme, ose është vërtet ajo që doni të bëni.
*Mos u frikësoni nëse nuk e keni një punë të “sigurt” pas diplomimit. Një intership mund t’ju mësojë aftësitë e nevojshme. Ka gjithashtu momente kur duhet të dilni nga qëndrueshmëria, por kjo është gjëja e mrekullueshme e të qënit i ri – është koha e duhur për të ndërmarrë rreziqe. Ndonjëherë të bësh një hap pas është mënyra më e mirë për të ecur përpara.

Provojini atyre që mund ta bëni punën

Argumenti kryesor është që faqja juaj e eksperiencës  nuk duhet të jetë pika kyç e aplikimit. Teza është: “Nëse ju i provoni punëdhënësit tuaj të ardhshëm që mund t’i zgjidhni problemet e tyre, ju menjëhërë bini në sy për mirë dhe asgjë nga gjërat që keni shënuar në fletë nuk ka më rëndësi.” Ju duhet t’u tregoni punëdhënësve tuaj të ardhshëm që mund ta bëni një punë përpara se ta merrni atë. Por këtu fillon magjia e vërtetë: “projekti para intervistës.”

“Projekti para-intervistës” nënkupton të hedhësh një vështrim të thellë, në një aspekt kryesor ose një çështje të lidhur me departamentin e kompanisë që dëshironi t’i bashkoheni.  Logjika është e tillë: nëse mund të propozosh një zgjidhje taktike dhe të suksesshme i keni mundësuar vetes luksin e të qënurit unik, i zgjuar dhe punëtor,  ndërkohë që e vendosni veten mbi kandidatët e tjerë. Ju keni më shumë gjasa të punësoheni nëse provoni se jeni i kualifikuar-bëni një intership, mirëmbani blogun tuaj, ndiqni një konferencë, etj.

Proçesi

  1. Pasi keni zgjedhur 3-5 pozicione që do të donit të posedonit, nënvizoni se çfarë kërkojnë këto pozicione. Të dini punët tuaja të përditshme do t’ju ndihmojë “të kuptoni cili do të jetë projekti perfekt i intervistës paraprake.”
  2. Krijoni një projekt paraprak – shembuj janë kërkimi i disa kompanive në partneritet me kompaninë që do të dëshironit t’i bashkoheshit, më pas përfshini grupet e zhvillimit të biznesit te një tjetër grup zhvillimi. Për zhvillimin e produktit, duhet të bëni teste përdorimi në produktet e tyre, dokumentoni rezultatet tuaja, dhe formuloni sugjerime në një PowerPoint profesional ose raport. Nëse interesoheni t’i bashkoheni një firmë mode ose marketingu, krijoni një  skicë për një fushatë për një nga klientët e kompanisë. Bëjeni vetë ju.
  3. Dërgojini projektin tuaj personit përkatës. Nëse është një kompani e vogël, ju mund të gjeni e-mail-in e kreut të departamentit, ose e-mail-in e CEO-s, në Website-in e tyre. Nëse është një kompani e madhe, ju sugjerojmë të prisni derisa të pranoheni për intervistën ku do të dërgoni projektin tuaj. Por nëse jeni vërtet i lidhur me pozicionin, kontrolloni pak ose pyesni për një emër që mban të njëjtin pozicion si ju. Në shumë pak kohë, ju do të keni diçka interesante për të folur sapo të fitoni intervistën.

Çfarëdo të përgatisni për intervistën, sigurohuni që ta shijoni proçesin. Puna për të cilën po aplikoni duhet t’ju bëjë të doni të shkoni shumë milje larg. Tani ecni përpara, bëhuni kreativ, dhe zgjidhni problemet!

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *