Si të kemi një fillim të ri

Group of business people working at office

   Liderët apo drejtuesit të cilët kanë themeluar dhe kanë ngritur kompani, shpesh hedhin vështrimin mbrapa duke analizuar hapat dhe gjithçka kanë bërë që nga fillimi i kompanisë së tyre. Mirëpo, nëse nuk është e mundur për ta kthyer kohën prapa, për të bërë ndryshimet e duhura, përsëri ka disa mënyra që kompania juaj mund të përpiqet të jetë inovative dhe të ketë një fillim të ri. Këtu janë tre mënyra për të realizuar këtë gjë:

1. Krijoni një fond të ri. Fondi i ri krijohet me qëllim ndryshimet e reja për një fillim të ri në biznes për kompaninë tuaj. Kjo mund të tërheqë njerëz me një mentalitet dhe pasion për ndjekjen e ideve të reja.

2.Krijoni grupe të reja pune. Vendosni detyra të reja pune sipas mundësive. Trajtojeni këtë gjë si fillim dhe jo si projekt, duke vënë shpërblime të konsiderueshme në tryezë.

3. Sponsorizoni konkurse të reja. Sfidoni njerëzit të cilët  shfaqen me ide të reja dhe ofrojini të holla të mjaftueshme për t’i tërhequr për të realizuar projekte të tjera.

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *