Letra e motivimit është kartvizita juaj, gjëja e parë që një punëdhënës merr nga ju. Ajo duhet përgatitur me kujdes, duke e personalizuar herë pas here, në bazë të llojit të punës ku po aplikoni dhe duke patur parasysh objektivin: t’i tregoni kompanisë se jeni një kandidat i aftë dhe interesant, por mbi të gjtha kandidati i duhur për atë pozicion!

Si shkruhet një letër motivimi?
Letra e motivimit duhet t’i komunikojë seleksionuesit diçka rreth jush dhe të shpjegojë pse jeni personi i duhur për atë pozicion. Për të përpiluar një letër të mirë, duhet fillimisht të mblidhni sa më shumë detaje mbi intervistuesin, kompaninë dhe pozicionin.  Sa më shumë informacione të keni, aq më të thjeshtë do ta keni të shkruani një letër motivimi efikase dhe të suksesshme. Si kërkohen këto informacione? Kërkoni nëpër gazeta, revista, internet, duke vizituar faqen internet të kompanisë në mënyrë që të kuptoni cilat janë fushat e investimeve më të rëndësishme të saj, cili është vizioni, vlerat kyçe dhe projektet e reja.

Letra të ndryshme për pozicione të ndryshme
Letra e motivimit duhet modifikuar herë pas here për t’i dhënë më shumë vlerë kandidaturës suaj. Mund të përdorni fjali apo fjalë të njëjta, por përshtatni prezantimin tuaj duke vënë në pah çdo herë eksperienën ose kompetencën që më shumë i përshtatet njoftimit dhe përshkruani çfarë kontributi mund të jepni në kompani falë eksperiencave që keni patur në atë rol apo falë trajnimeve të ndryshme.

Objektivi është intervista
Para se të kalojmë tek përmbledhja e shkurtër ju kujtojmë se efikasiteti i letrës do të vendosë kontaktimin tuaj për një intervistë pranë kompanisë apo jo.

Përmbledhje
•    Në pjesën hyrëse, tregoni si jeni vënë në dijeni për pozicionin.
•    Jiini koncizë dhe shkoni drejt në temë. Shpjegoni qartë pse doni këtë vend pune, pse duhet t’ju zgjedhin juve dhe vlerën që do t’i shtonit kompanisë.
•    Letra duhet të jetë e rregullt dhe strukturuar mirë në formë dhe përmbajtje, jo më e gjatë se 10-12 rrjeshta. Rilexojeni për të qenë të sigurt që nuk ka gabime ortografike dhe mundohuni të eliminoni ndonjë element nëse ju duket shumë e gjatë, duke mbajtur për vete disa informacione ‘shtesë’ për intervistën.
•    Është shumë e rëndësishme të mbani gjallë deri në fund vëmendjen e atij që lexon. Seleksionuesit marrin një numër shumë të madh CV-sh dhe u duhet t’i hedhin një sy të shpejtë.
•    Shkruani në mënyrë të thjeshtë, evitoni fjalitë standarte dhe kini parasysh se detajet duhet të vihen në CV.
•    Vini në pah cilësitë tuaja, jo kualififikimet që nuk keni. Mos harroni se kjo është kartvizita juaj!
•    Në fund të letrës, mos harroni të kërkoni mundësinë e një takimi me qëllim marrjen e informacioneve të mëtejshme.
•    Kërkojini një personi të besuar dhe të kujdesshëm të rilexojë letrën për të kontrolluar strukturën dhe t’ju vërë në pah gabime apo mangësira të mundshme.

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *