Je i interesuar në gjithçka? Nuk zgjedh dot rrugën e karrierës?

Should-I-Choose-My-Girlfriend-or-Moving-Away-for-My-Dream-Job-600x338Një ditë je i interesuar në filozofi, ditën tjetër mendon se një karrierë në gazetari do ishte fantastike. Ditën tjetër ke interes në financë, dhe më pas ditën tjetër kupton se je i magjepsur nga politika. Faktikisht, do ta rifillosh këtë gjë disa herë, ndoshta me katër interesa të tjera. Pra, ti pëlqen çdo gjë shumë apo ashtu duket deri në atë pikë sa përballesh me një situatë të sikletshme kur duhet të zgjedhësh një karrierë të cilën do e ndjekësh.

Në raste të tilla, ku ke shumë interesa duke ta bëra më të vështirë zgjedhjen e karrierës, nuk është aq e vështirë sa duket. Katër hapa që duhet të ndiqni janë:

1. Përjashto ato që nuk të interesojnë– ti mendon se të pëlqejnë të gjitha, por kjo nuk është e vërtetë. Kështu që është mirë të identifikoni çfarë nuk pëlqeni dhe që nuk e shihni veten se mund të keni një karrierë në atë drejtim.
2. Vendos prioritete për ato interesa që mund të kërkosh për më shumë.
3. Fillo të kërkosh për më shumë mbi këto interesa, pasi të keni vendosur prioritete, fillo të kërkosh e provosh eksperienca për të kuptuar aftësitë, personalitetin, vlerat, ato që të pëlqejnë apo jo.
4. Përdor atë që ke mësuar për të eleminuar dhe vendosur sërish prioritete.

Pasi të kesh një pamje më të qartë të vetes tendë dhe të karrierave që ke eksploruar, ka shumë mundësi që do ta ndërrosh listën e parë të prioriteteve. Ndoshta do të duhet t’i heqësh disa nga ato alternativa që kishe vendosur. Megjithëse në këtë fazë nuk do mund të kufizosh zgjedhjen tënde në një ose dy alternativa, është normale dhe pozitive për shumë arsye. Ideja e këtij procesi nuk është të eleminosh të gjitha alternativat duke zgjedhur vetëm një, por më tëpër është reduktimi i listës së parë në një më të thjeshtë.

Ky proces nuk është as i lehtë e as i thjeshtë. Por nëse investon pak kohë dhe energji, do jesh në gjendje të zëvendësosh konfuzionin tënd më veprime eksploruese të cilat do të ndihmojnë të arrish në një vendim të mirë për zgjedhjen e karrierës.

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *