Gabimet më të mëdha në CV që ju skualifikojnë…

Foto 24Mendoni të përfshini foton tuaj në CV? Gabim! Administratorët ekzekutiv të kompanive tregojnë cilat janë gabimet më të mëdha në CV.

  • Një pyetësor që u përgatit për 600 administratorë ekzekutiv tregon se gabimet më të mëdha në CV janë gabimet gramatikore.
  • Konçiziteti vlerësohet, ndërsa CV e gjata konsiderohen të bezdisshme.

Sipas këtij studimi është vlerësuar se një nga arsyet kryesore pse shumë aplikantë nuk kalojnë në fazën pasardhëse është pikërisht CV-ja. Është vërtetuar se gabimet më të pafalshme në CV janë gabimet gramatikore. Gati 87% e 600 administratorëve ekzekutiv e pranojnë këtë fakt. Pas tyre, vijnë gabime në informacione personale (emra kontakti apo kompanie të gabuara) dhe gjithashtu mungesa e informacioneve të kontaktit (adresa etj).

Konçiziteti është shumë i vlerësuar, gati 46% e personave të intervistuar shprehen se CV-të e stërgjatura janë irrituese, ndërsa vetëm 26% shprehen se i vlerësojnë ato.

Një tjetër konkluzion është se, 44% pranonin se vlerësonin CV profesionale dhe cilësore. Ata nuk marrin në konsideratë CV të ndërtuara në mënyre informale.

Edhe pse nuk është radhitur ndër gabimët më të mëdha, fotot e aplikantëve nëpër CV nuk vlerësohen nga punëdhënësit.

Ja edhe gabimet më të këqija në CV, radhitur sipas rëndësisë:

  1. Gabime gramatikore – 87%
  2. Gabime në dhënien e informacionit (p.sh: emër kontakti i gabuar, emër i gabuar i kompanisë etj) – 76%
  3. Mungesë e informacionit çelës (p.sh: të dhënat për kontakt, përgjegjësitë në punë etj) – 74%
  4. CV tepër e gjatë – 46%
  5. CV informale – 44%
  6. Mënyrë e dobët e ndërtimit të CV – 39%
  7. Tepër informacion personal (p.sh: hobi, arritje jashtë pune etj) – 26%
  8. CV tepër e shkurtër – 26%
  9. Përfshirje e panevojshme e eksperiencave të punës ose të edukimit – 24%
  10. Përfshirje e fotos së aplikantit në CV – 13%
Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *